60-vjetori/ Shqipëria në UNESCO, dokumentet ekskluzive të aplikimit më 1954-ën.

Këtë vit Shqipëria kujton me krenari 60-vjetorin e pranimit të saj në UNESCO. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën se Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) për shak të rrethanave të krijuara në disfavor të saj zgjati mbi 12 vjet, po t’i referohemi dokumentacionit të kohës që ka zanafillën që nga data e shprehjes zyrtarisht të kërkesës së qeverisë sonë në muajin Nëntor të vitit 1946-të.
Dihet se UNESCO, është një organizatë e specializuar e OKB-së, në fushën e asrsimit, kulturës dhe shkencës e themeluar vetëm pak muaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore më 16 Nëntor 1945. Për të siguaruar anëtarësinë në këtë organizatë ndërkombëtare të rëndësishme të kohës vendit tonë iu desh një punë diplomatike e vazhdueshme, që nga viti 1946, kur paraqiti kërkesën e parë dhe vetëm pas pranimit si anëtare e OKB-së, në dhjetor 1955, atëherë procedura e pranimit në Shqipërisë në UNESCO duket se u bë më e thjeshtë.

Aplikimet e paraqitura nga shtetet jo anëtare të Kombeve të Bashkuara për t’u pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, bazuar në nenin 2 paragrafi II të Statutit të UNESCO-s, do të transmetoheshin menjëherë nga Sekretariati i Përgjithshëm i kësaj organizate në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara, i cili ishte organi kompetent që rekomandonte pranimin ose refuzimin e kërkesës. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë nuk qe i lehtë për vendin tone, pasi Mbretëria e Bashkuar ishte kundër aplikimit shqiptar, pasi Shqipëria, sipas saj, ishte i vetmi vend që kishte injoruar në mënyrë flagrante vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare tё Drejtёsisё (Rasti i Kanalit tё Korfuzit)
Referuar burimeve arkivore që disponojmë pavarësisht se vendi ynë Shqipëria miratoi Konventën Themeluese të organizatës, duke i hapur rrugën firmosjes së Konventës, e cila u bë nga përfaqësuesi i Shqipërisë në Paris. Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, në bazë të politikave të saj të paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ka vendosur të kërkojë pranimin e Republikës Popullore të Shqipërisë si anëtare të UNESCO-s.

Duke dorëzuar këtë aplikim, nga Parisi më 6 tetor 1954, në përputhje me nenin 92 të rregullave procedurale të Konferencës së Përgjithshme, Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të kryejë veprimet e duhura me qëllim që të vendoset në agjendën e seksionit të ardhshëm të Konferencës së Përgjithshme, e cila do të mbahej në Montevideo në 12 Nëntor 1954.

Në të njëjtën ditë u dorëzua dhe instrumenti i miratimit të Konventës së 16 nëntorit 1945, tek Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s dhe kësisoj Shqipëria u bë anëtare e saj më 16 tetor 1958. Sigurisht në këto përpjekje Shqipëria gjeti edhe miq e dashamirës të saj të cilët e ndihmuan atë për ti hapur rrugë progresit dhe përparimit të saj. Një prej tyre ishte edhe z. Luther H. Evans, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, i cili e mbështeti fort kërkesën e vendit tonë përpara organizmave të Kombeve të Bashkuara.
Antarësimi i vendit tonë në organizatën më të madhe të Kombeve të Bashkuara më 16 Tetor 1958, duket se e ndihmoi Shqipërinë e atëhershme të luftonte analfabetizmin e trashëguar ndërshekuj robërie në përpjekje për të nxjerrë vendin nga një prapambetje e theksuar ekonomike dhe shoqërore.
Kështu nisi edhe bashkëpunimi ynë tashmë 60-vjeçar i Shqipërisë, me këtë organizatë, me dritëhijet e veta, dhe sot ne jemi bërë palë e të gjitha konventave dhe politikave transformuese të UNESCO-s.
Më poshtë po i paraqesim lexuesit për mundësi gjykimi letërkëmbimet e kohës rreth kësaj çështje në katër dokumente të cilat botohen për herë të parë.
Kombet e Bashkuara
Këshilli Ekonomik dhe Social
Aplikim nga Republika Popullore e Shqipërisë
për anëtarësim në UNESCO
Në përputhje me nenin II të marrëveshjes ndërmjet Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO një letër që e informon atë se Republika Popullore e Shqipërisë ka paraqitur një kërkesë për t’u bërë anëtare e Organizatës.
Bashkëngjitur po Ju dërgohet letra e Drejtorit të Përgjithshëm dhe aplikimi i Republikës Popullore të Shqipërisë që e shoqëron atë.
Deklarata e urgjencës e përmendur në letër përmban të dhënat e mëposhtme:
“Neni II i Marrëveshjes ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO-s, vijon si më poshtë:
‘Pranimi i shteteve jo anëtare të Kombeve të Bashkuara
Aplikimet e paraqitura nga Shtetet jo anëtare të Kombeve të Bashkuara për t’u pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën do të transmetohen menjëherë nga Sekretariati i Organizatës në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara… Këshilli mund të rekomandojë refuzimin e kërkesave të tilla dhe çdo rekomandim i tillë do të pranohet nga Organizata. Nëse, brenda gjashtë muajve nga marrja e një kërkese nga Këshilli, nuk është bërë një rekomandim i tillë, kërkesa do të trajtohet në përputhje me nenin II, paragrafi 2 të Statutit të Organizatës.’
* * * * *
Telegram
Nga Zyra e Marrëdhënieve mrKomunuellthin
11 Nëntor, 1954
KONFIDENCIALE
Adresuar:Komisionerëve të Lartë tё MB në Kanbera Nr. 1019 dhe Karaçi Nr. 1536, për Delegacionin e MB nё Nju Jork, Delegacionitnë Gjenevë, Uashington dhe Montevideo.
Aplikimi i Shqipërisë për pranim në Organizatën Arsimore Shkencore dhe
Kulturore të Kombeve të Bashkuara
Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara më 19 Nëntor.
2. Një aplikim i ngjashëm nga Bullgaria u miratua nga Këshilli më 5 Nëntor me dhjetë vota kundrejt gjashtë dhe me dy abstenime, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Përfaqësues të Australisë dhe të Pakistanit mbështetën dhe gjithashtu folën në favor edhe pse me pak entuziazëm duke e bazuar mbështetjen e tyre në parimin e universalitetit të anëtarësimit në Kombet e Bashkuara dhe të organizatave tё specializuara.
3. Mbretëria e Bashkuar është kundër aplikimit shqiptar, pasi Shqipëria është i vetmi vend që ka injoruar në mënyrë flagrante vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare tё Drejtёsisё (Rasti i Kanalit tё Korfuzit)
4. Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar ka shpjeguar kundërshtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj përfaqësuesve të Australisë dhe Pakistanit, të cilët shprehën keqardhje dhe thanë se do të toleronin qeveritë e tyre, duke u kërkuar refuzimin e aplikacioneve. Këndvështrimet përfaqësojnë pikëpamjet e Mbretërisë së Bashkuar siç përcaktohen në paragrafin 2, urgjente për autoritetet Australiane /Pakistaneze dhe shprehin shpresën se përfaqësuesit e tyre duhet të udhëzohen për të kundërshtuar aplikimin shqiptar.
Artikulli II, paragrafi 2 i statutit tё UNESCO
Në bazë të kushteve të Marrëveshjes ndërmjet kësaj Organizate dhe Organizatёs të Kombeve të Bashkuara mund të pranohen për anëtarësim në Organizatë, me rekomandim të Bordit Ekzekutiv, me dy të tretat e votave të Konferencës së Përgjithshme.
Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, do ta mbajë seancën e saj të tetë nga 12 Nëntori deri më 11 Dhjetor 1954. Ajo nuk do të mblidhet me deri në vitin 1956. Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, do të mbahet disa ditë para sesionit të tetë të Konferencës së Përgjithshme.
Prandaj, shqyrtimi nga Këshilli Ekonomik dhe Social në seancën e saj të parë të aplikimit të Republikës Popullore të Shqipërisë është e nevojshme për të mundësuar që Konferenca e Përgjithshme e UNESCO të marrë në shqyrtim këtë çështje në sesionin e saj të ardhshëm.
* * * * *
Letër nga Ambasada e Republikës Popullore të Shqipërisë në Francë drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO.
Paris 6 tetor 1954
Kam nderin t’ju informoj se jam i autorizuar nga qeveria ime për t’ju komunikuar për sa ne vijim:
Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, në bazë të politikave të saj të paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ka vendosur të kërkojë pranimin e Republikës Popullore të Shqipërisë si anëtare të UNESCO.
Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, deklaron gatishmërinë e saj për të vepruar në përputhje me Statutin e Organizatës, të pranojë detyrimet që kjo sjell, si dhe të marrë pjesë në shpenzimet e Organizatës.
Duke dorëzuar këtë aplikim, në përputhje me rregullin [nenin] 92 të rregullave procedurale të Konferencës së Përgjithshme, Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm të kryejë veprimet e duhura me qëllim që të vendoset në axhendën e seksionit të ardhshëm të Konferencës së Përgjithshme e cila do të mbahet në Montevideo në 12 Nëntor 1954.
Shemsi Totozani
Ministër
* * * * *
LETËR NGA DREJTORI I PËRGJITHSHËM I ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ARSIMIN, SHKENCËN DHE KULTURĒN PËR SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM
Paris, 12 Tetor 1954
Kam nderin t’ju informoj se kam marrë një kërkesë në datën 6 Tetor 1954 nga Republika Popullore e Shqipërisë për anëtarësim në UNESCO.
Po bashkëlidh një kopje të kësaj kërkese dhe unë do të jem mirënjohës nëse do të bënit të mundur që ajo të shtrohet përpara Këshillit Ekonomik dhe Social në sesionin e tij të 17-të, të rifilluar për shqyrtim urgjent. Bashkëlidhur ju dërgoj edhe një deklaratë në mbështetje të kërkesës sime.
Prandaj, duhet ta vlerësoj shumë atë, nëse Këshilli Ekonomik dhe Social, duke vepruar sipas nenit 17 të rregullores së tij të procedurës, do të konsideronte mundësinë e shtimit të kësaj pike në axhendën e tij dhe të marrjes së tij gjatë rifillimit të seancës së saj.
Luther H. Evans
Drejtor i Përgjithshëm
Shënim: Dokumtentet që publikohen me këtē rast janë marrё nga:“The National Archives”, London, UK.

30 dhjetor 2018 mësoni si do të jetë moti në Shqipëri!

Jemi në fundvit dhe situate meteorologjike ka shumë mundësi për planet që kemi bërë për natën e ndërrimit të viteve. Në këtë mënyrë edhe kurioziteti për të kuptuar sesi mund të jetë moti në vazhdim është shumë I madh.

Për këtë të diele 30 dhjetor 2018, kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-herëshme dominojnë të gjithë territori, mët të dendura vranësirat pritet të jënë në zonat malore.

Ndërkohe, pasditja dhe mbrëmnja do të vijoj në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat do të mbetet prezente.

MeteoAlb bën të ditur se temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes POR mesdita sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ekstremale nga -3°C në 14°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Vit i ri, kësmet i ri – Paolo Fox zbulon ç’do të ndodhë me të gjitha shenjat javën e parë të janarit

Dasht: Ky fillim viti do të jetë i shkëlqyer për ju. Duke filluar nga dita e martë, Marsin do ta keni në shenjë. Falë ndikimit të tij do të ndiheni më të fortë, më energjikë dhe do të mund të arrini objektivat tuaja. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me shumë fat, ndërsa të shtunën dhe të dielën mund të hasni ndonjë të papritur…

Demi: Nuk do ta nisni vitin mbarë dhe do të ndiheni mjaft të tensionuar. Venusi dhe Hëna do të jenë në pozicion të pafavorshëm dhe do t’jua vështirësojnë dialogun me partnerin, aq sa puna mund të arrijë deri në zënkë. Mos e humbni toruan dhe shtyjini çështjet e rëndësishme për në ditët më qeta, të shtunën dhe të dielën.

Binjakët: Më në fund do të ndiheni të lehtësuar dhe gjithçka do të jetë për meritë të planetit Mars, i cili do të kthehet nga shenja juaj, duke ju shpëtuar nga lodhja dhe stresi i kësaj periudhe. Për fat të keq, Mërkurin dhe Hënën vazhdoni t’i keni kundër. Për rrjedhojë, e mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të ngarkuara gjatë të cilave nuk do të mungojnë debatet.

Gaforrja: Marsi nuk do t’ju favorizojë gjatë këtyre ditëve të para të vitit dhe do të ndiheni më të lodhur dhe më të stresuar se zakonisht. Për momentin gëzojuni pranisë së Venusit, i cili së bashku me Hënën do të ndikojnë që të përjetoni emocione të forta dhe të bukura natën e Vitit të Ri. Këshillohet që të bëni kujdes të shtunën dhe të dielën, pasi mund të ndiheni nervozë.
Luani: Ky fillim viti do të shënojë kalimin e Marsit në shenjën tuaj. Për rrjedhojë, do të ndiheni më të fortë fizikisht dhe shumë energjikë. Bëni kujdes më datë 31 dhjetor dhe më 1 janar, sepse mund të lindë ndonjë mosmarrëveshje me partnerin për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Venusit dhe Hënës. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë më të mbara.

Virgjëresha: Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar. Duke filluar nga data 1 janar, Marsi do të kthehet nga shenja juaj dhe do ta merrni veten nga lodhja e fundvitit. Venusi dhe Hëna në pozicion të favorshëm do të ndikojnë të përjetoni emocione të bukura dhe ta kaloni festën në krah të një personi të veçantë për ju. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë me fat.
Peshorja: Për fat të keq nuk do ta filloni me këmbën e mbarë këtë vit. Të martën, Marsi do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do të ndiheni në humor të keq dhe të drobitur. Për fat, Mërkurin do ta keni aleat dhe diku nga e enjtja dhe e premtja do t’ju ofrohen mundësi të shumta për t’u argëtuar. Të shtunën dhe të dielën do të ndiheni nervozë.

Akrepi: Do ta mbyllni vitin në mënyrë të shkëlqyer. Edhe Venusi, edhe Hëna do të kthehen nga shenja juaj më datë 31 dhjetor dhe 1 janar. Nuk do të mund të ekzistonte një kombinim më i bukur se ky për t’ju dhuruar një atmosferë të nxehtë. Edhe e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të bukura dhe të qeta gjatë të cilave do të ndiheni fatlumë. Për beqarët parashikohen takime premtuese për të ardhmen.
Shigjetari: Pritet që të keni të reja interesante. Kthimi i Marsit në shenjën e Dashit do të ndikojë shumë për mirë edhe për ju. Mërkuri gjithashtu do t’ju favorizojë duke ju bërë mbretëreshën e festave, duke pasur një jetë shoqërore mjaft të ngjeshur dhe shumë argëtime. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë shumë me fat dhe falë pranisë së Hënës gjithçka do të jetë e mundur.

Bricjapi: Ndiheni gati që gjatë këtyre ditëve të përkundeni në krahët e dashurisë? Edhe Venusi, edhe Hëna do të jenë të kthyer nga shenja juaj më datë 31 dhjetor dhe 1 janar, gati për t’ju dhuruar emocione të forta. Të shtunën dhe të dielën do t’ju bëjnë surpriza të këndshme. E meta e vetme do të jetë pozicionimi i pafavorshëm i Marsit që do të ndikojë të ndiheni të lodhur.
Ujori: Përpiquni t’u përshtateni sa më shumë nevojave të partnerit, në mënyrë që nata e Vitit të Ri të mos ju gjejë të përfshirë nga zënkat. Për fat, duke filluar nga data 1 janar, Marsi do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do të ndiheni shumë të sigurt në vetvete dhe do të përballoni me sukses çdo vështirësi. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Peshqit: Me Venusin dhe Hënën në shenjë, do t’ia kaloni shkëlqyeshëm në ditën e Vitit të Ri. Të mërkurën, të enjten dhe premten mund të hasni ndonjë të papritur për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit. Gjatë atyre ditëve mund të ndiheni në humor të keq. Por viti do të fillojë i mbarë dhe për beqarët parashikohen lidhje të bukura./Tring

Kur media te vret per se dyti here!

17-vjecarja qe humbi jeten pak dite me pare, ishte e radhes qe media e “teproi” me informacione te pasakta. Per shkak te ngjarjeve, ndryshimit te qeverise, ajo kaloi disi ne hije dhe nuk u trajtua thellesisht nga media (asnjehere se ka bere, as shteti, as politikat, as shkolla), por prap demi u be. Te ndjeres ne fillim i bene te vdekur te emen, babain ia martuan ne Itali, pastaj komentuesit, moralistet e rrjeteve sociale e quajten kurve, se c’donte ajo te dilte ne oren 18.30 te darkes ne kafe.

Po pse kishte ajo te dashur. Pse more, jane shkaqe keto qe ajo te meritoje plumbin kokes? Sa popull i mjere qe jemi. Sa mendje te mjere qe kemi. Mire qe e vret vrasesi viktimen, mire qe vazhdon media, por kapakun ia vene moralistet. E shpifur. E patolerueshme teksa lexoje komente “Mire ia kane bere, te dashur qe tani ajo”. Kur do mesoni more njerez te jetoni jeten tuaj, jeta e saj s’ju perket juve. Ju merruni me tuajen. Juve as ju prish as ju ndreq pune.

Per te ardhur tek vrasesi, ai 19-vjecari. Perfundimisht ne Shqiperi eshte ne kollaj te gjesh nje arme, sesa te gjesh ku ndodhet Sheshi Skenderbej. Dhe pertej kesaj, thirrje per te gjithe njerezit: Mos u merrni me 15, 16, 17, 18, 19, 20 vjecaret, i shmangni ata, ata jane te frikshem, ti mund te jesh me te dashuren, me shoqen, me motren dhe ata te ngacmojne, me mire ngre e ik te shpetosh koken tende, e te personit me te cilin je. Keta s’te falin, keta per nje “pse me pe” te heqin. Madje edhe kur nuk i shikon, vetem per t’u kapur, te vijne ne tavoline dhe te thone: “Po ti pse s’me sheh mua, s’jam i bukur une qe s’me sheh ti?”. I frikshem ky brez, e frikshme edukata, kultura me te cilen jane rritur. Familja, shkolla, politikat sociale kane deshtuar. Kane deshtuar dhe ky eshte nje alarm, qe bie mbi gjithe kokat tona. Te iken jeta per hicmosgje.

E sa raste te tjera m’u kujtuan, kur media, pa verifikuar, ka vrare per se dyti here. Prandaj duhet qe Kodi i Etikes se gazetarit te behet pjese e legjislacionit. Gazetari duhet te dije mire cfare te shkruaj, sepse perdhos perpara mijera njerezve kujtimin e nje personi qe ka nderruar jete. Ka nje kufi cdo gje…

Nga Osman STAFA

Tronditet Elbasani, vriten me armë 3 persona

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së shtunës, ku tre persona janë vrarë në afërsi të metalurgjisë, në lagjen “Katund i Ri”.

Gazetari i A2, Julian Kasapi raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 kur mbi një automjet që ishte në lëvizje është qëlluar me breshëri automatiku.

Sipas policisë, makina në të cilën udhëtonin Arben Dylgjeri, shtetasi me inicialet E.K. dhe Indrit Alibeaj u qëllua nga një tjetër automjet.

Viktimat lëviznin me një makinë me targa italiane. Nga të dhënat e para dyshohet “luftë” mes bandash.

Policia ka ngritur edhe disa postblloqe në pikat kyçe të qytetit për kapjen e autorëve. Ndërsa mësohet se drejt Elbasanit janë nisur dhe forcat RENEA.

Gazetarja 26 vjeçare humb jeten “gripi i derrit”

Ishte vetëm 26 vjeçare dhe e gjykuar si një nga yjet e gazetarisë politike, por humbi jetën në mënyrë të papritur ndoshta nga një meningjit pasojë e gripit të derrit.

Bota e medies amerikane u shokua nga vdekja e papritur e Bre Payton, bashkëpunëtores të kanalit Fox News dhe rivistës me tipare konservatore The Federalist.

Payton në Fox News
Payton, e cila kishte dhjetëra mijëra ndjekës në rrjetet sociale për analizat e saj politike, banonte në Washington por ndodhej në Kaliforni si e ftuar në një emision.

Postimi i fundit i gazetares para vdekjes
Mëngjesin pas transmetimit një mik i saj e gjeti në dhomë të pandërgjegjshme, që mezi merrte frymë”.

E shtruar me urgjencë në terapi intensive, gazetares iu diagnostikua virusi i gripit H1N1, i ashtuquajturi “gripi i derrit”, që kishte prodhuar meningjitin që pak orë më vonë do të shkaktonte vdekjen e saj.

Lamtumirë baste!

Jemi në ditët e fundit të vitit 2018, por janë të fundit edhe për kompanitë e basteve në vend. Nga 1 janari hyn në fuqi ligji për ndalimin e pikave të basteve dhe kazinove në qendrat e banuara.

Prej ditësh, në kryeqytet, por dhe në rrethe ka nisur mbyllja e pikave të basteve, ndërsa kur jemi dy ditë larg hyrjes në fuqi të ligjit, ka reaguar edhe Kryeministri Rama me anë të një postimi në “Facebook”.

“Lamtumirë”, shkruan Rama, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe një foto të një pike bastesh, të cilës po i hiqej reklama e kompanisë.

Ndërkohë, në rrugët e Tiranës gjen lehtësisht komente pozitive për mbylljen e pikave të basteve.

“Një vendim shumë i drejtë, është një plagë sociale për mendimin tim, kështu që e përkrah maksimalisht”, thotë një qytetar.

Megjithatë, vesi thonë që del me shpirtin dhe kush do të kërkojë adrenalinën e kumarit, është i qartë se do ta gjejë, në një mënyre apo tjetër.

“Nuk jemi akoma gati për këtë. Unë jam një nga ata që jam i thekur për loto, por nuk është problemi tek unë, sepse unë e gjej mënyrën se si luaj sepse kam 15 vjet”, thotë një djalë.

“Unë e jetova jetën time gabim, nuk dua të të ndodhë dhe ty!”, Mesazhi i Tejkohshëm i Morgan Freeman

Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme…

Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time tani.

Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani.

Unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty. Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, unë mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde.

Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua, kur isha në moshën tënde.

Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, çfarë është e ligë?

E ligë është dëshira obsesive dhe e papushim që kemi për të pasur më shumë.

E ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd duke marrë në këmbim sukses financiar.

E ligë është të blesh lumturi sërish dhe sërish dhe të mos ndalesh.

Imagjino sikur do i humbasësh të gjitha lekët e tua. Çfarë do të të mbetet?

Zgjidhja e vetme që njihje, ishte të kërkoje më shumë vetëm për të pasur më shumë. Mirëpo nuk do të kesh më mundësi të kërkosh për lumturi të rreme.

Kështu që, kush je ti tani? Ku janë të gjithë ata që i mendoje miq, kur ishe i/e rrethuar nga lekët?

Ti mund të kesh humbur familjarët, miqtë, të dashurit e tu dhe gjithë të tjerët rreth vetes falë arrogancës tënde. Pse?

Për shkak të dëshirës tënde për të pasur më shumë që të devijoi nga qëllimi i vërtetë që duhet të kishe në jetë.

Unë nuk po them se nuk mund të jesh financiarisht i suksesshëm. Unë po them se duhet të kesh një qëllim të madh për të arritur në jetë, larg atij për të qenë financiarisht i suksesshëm.

Ti mund të ndryshosh vetëm, nëse e ndryshon konceptin që ke për suksesin.

Ti mund të ndryshosh marrëdhëniet e shkatërruara dhe të ndërtosh marrëdhënie të reja.

Ti mund të falësh veten tënde dhe ata që të lënduan.

Ti mund të bëhesh një lider duke pasur si frymëzim një person, të cilin do ta arrish.

Ti mund të ribalancosh prioritetet e tua në jetë.

Ti mund të shërosh martesën tënde dhe të krijosh një dashuri të fortë që kurrë nuk e mendoje të mundshme.

Ti mund të bëhesh prindi më fantastik i mundshëm në çdo moshë, edhe në moshën 80 vjeçare, por mos prit deri në atë moshë.

Ti gjithmonë do të kesh mundësi të bësh më shumë para, por nuk do të kesh mundësi të fitosh më shumë kohë.

Një ditë ne të gjithë do të vdesim. Për çfarë do ti që të të kujtojnë? Cili është qëllimi yt më i madh në këtë botë?

Sot ti do të përballesh me një botë ku ekziston dashuria e vërtetë, por do të kuptosh se dashuria për ty ka qenë ajo dëshira jote e fortë për të pasur më shumë.

Tranformoje atë dashuri në një dashuri tjetër me ndjenja. Dhuro ndjenja përditë e më shumë nga vetja dhe pavarësisht se si do të venë gjërat, mos u pendo. Bota ka nevojë për ty më shumë se kurrë.

Së bashku, dashuria, vullneti, mirësia, falja dhe besimi në njerëzim do ta mundin të ligën në botë. Një herë e përgjithmonë.

Kemi përzgjedhur edhe 20 thënie të Morgan Freeman që shërbejnë si mësime të vyera për jetën:

1. A do të isha gjithmonë këtu?

Jo, unë nuk isha.

Unë isha i pastrehë, isha një shofer taksie, shofer kamioni, ose çdo lloj pune që do të më mundësonte një copë buke.

Ti kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë.

2. Mënyra më e lehtë për të pasur një humbje të garantuar është të heqësh dorë.

3. Kur të keni zgjedhur diçka, mençuria dhe kujdesi i Zotit do të jenë udhëzuesit tuaj.

Për mirë ose keq, fati yt qëndron në atë marrëdhënie.

4. Mund të them se jeta ka qenë bujare me mua.

Ka qenë dhe është.

Kështu që mendoj se detyra ime është të jem i mirë me jetën.

Si mund të jesh i mirë me jetën?

Duke e jetuar atë.

6. Përderisa ndihesh si një viktimë, atëherë do të jesh një i tillë.

7. Unë gjithmonë u them fëmijëve te mi se në qoftë se ju tërhiqeni ose dorëzoheni nga diçka, njerëzit do t’ju poshtërojnë.

Por nëse vazhdoni të përpiqeni, gjithmonë do të gjendet dikush që do t’ju japë një dorë për t’ju ndihmuar.

Gjithmonë.

Por ju duhet të mbani ritmin, ju duhet të mbani këmbët tuaja duke lëvizur.

8. Vetëm falja çliron shpirtin dhe largon frikën.

9. Nëse jetoni një jetë të shtirur, jeta juaj nuk vlen asgjë derisa të bëni diçka që sfidon realitetin tuaj.

10. Mos ndryshoni për hir të të tjerëve.

Ndiqni muzën tuaj gjithmonë, gjithmonë.

11. Nëse zgjoheni dhe shihni jashtë që bora ka vajtur deri në gjunjë, ti nuk je i mbushur me zemërim.

Është vetëm diçka që duhet ta përballosh dhe ti bësh ballë.

12. Ne, njerëzit jemi më të shqetësuar për atë që kemi se për atë që jemi.

13. Nëse jeta juaj rezulton të jetë e mirë dhe ju keni patur shumë fat në jetë, atëherë bëni të njëjtën gjë për të tjerët.

14. Njëherë dëgjova një njeri të mençur duke thënë se nuk ka njeri të përsosur.

Ka vetëm qëllime të përsosura.

15. Nëse dëshiron të shohësh një mrekulli, bëhu ajo.

16. Të mësosh si të jesh i qetë dhe i heshtur, të jesh vërtetë i qetë dhe i heshtur dhe të lësh jetën të ecë – atëherë qetësia dhe heshtja do të bëhet shkëlqim.

17. Si ta ndryshojmë botën?

Duke shprehur një akt të rastësishëm të mirësisë në kohë.

18. Kurrë mos lejo krenarinë të jetë motivi juaj drejtues.

Lejo që arritjet e tua të flasin për ty.

19. Sfidoje veten, është mënyra e vetme që të bën të zhvillohesh.

20. Shumë shpesh, e dini, ju ndaloni duke ecur sepse ju thoni, ‘Epo, jam i lodhur duke e ngjitur këtë kodër.

Kurrë nuk do të arrij në majë’ Dhe ju jeni vetëm dy hapa nga maja e kodrës.

Shkencëtarët tregojnë sa diferencë moshe duhet të keni me partnerin që marrëdhënia juaj të zgjasë.

Disa njerëz thonë se mosha nuk ka rëndësi, kur dy njerëz duhet. Mirëpo, ka edhe nga ata që mendojnë se diferenca e moshës ka vërtet rëndësi pasi tregon sesa do të zgjasë një marrëdhënie. Gjithsesi, sipas shkencëtarëve është një diferencë ideale mes çiftit që e bën marrëdhënien e tyre të suksesshme.

Studimi dhe statistikat

Në këtë studim morën pjesë 3 mijë njerëz. Të gjithë ata që kishin qenë të martuar të paktën një herë. Shkencëtarët gjetën një lidhje të çuditshme: sa më i lartë dallimi i moshës, aq më i lartë është rreziku i ndarjes. Sigurisht, nuk mund të jemi të sigurt dhe ka patjetër përjashtime, por rezultatet mund të shpjegojnë së paku konfliktet që çiftet kanë në faza të ndryshme të jetës. Kjo është për shkak se partnerët tentojnë të kenë interesa dhe qëllime shumë të ndryshme.

Hulumtuesit kanë ndarë statistika më të detajuara që thonë se rreziku i ndarjes për çiftet me më shumë se 5 vjet diferencë moshe është 18%. Ndërsa diferenca e moshës me 10 vjet, rreziku rritet në mënyrë dramatike, deri në 30%. Ndërsa për çiftet me diferencë moshe mbi 20 vjet, rreziku për ndarje është 95%.

Studimi nuk u fokusua vetëm tek diferenca e moshës, por edhe tek: fëmijët përpara martesës, fëmija i tyre i përbashkët, kohëzgjatja e lidhjes, financat e tyre, arsimi dhe shumë faktorë të tjerë. Nëse partnerët kanë një ndryshim të madh në arsim, rreziku i ndarjes është me 43%.

Lë të arrijmë në pikën kryesore: Shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu edhe diferencën ideale mes një çifti që është një vit. (1-3 vjet është diferenca ideale në fakt). Këto çifte kanë shansin më të lartë të qëndrojnë së bashku, ndërsa propabiliteti i ndarjes është më pak se 3%.

-Pse ndodh kjo gjë?

Me shumë gjasa, sepse qëllimet dhe vlerat e jetës janë të përbashkëta. Sa shumë diferencë të keni me partnerin/partneren, aq shumë do të ndryshojnë edhe qëllimet dhe interesat që keni në jetë.

Gjithsesi, siç e theksuam edhe më lart, sigurisht që ka përjashtime. Numërat nuk janë gjithçka, ato janë vetëm disa të dhëna që tregojnë një tendencë të caktuar, mirëpo kjo nuk do të thotë se marrëdhënia juaj me një partner/partnere më të madhe nuk do të funksionojë. Ajo çfarë është më e rëndësishme në një marrëdhënie është ndjenja, respekti që keni për njëri-tjetrin.

Deputetja që të gjithë e njihni qenka vajza e xhaxhait e Ardit Gjebreas.

Nëse mbiemri është Gjebrea, është fare e natyrshmja pyetja ‘ke ndonjë lidhje me Ardit Gjebrean?’. Por ky nuk është rasti i një pyetjeje të përsëritur mes nesh, shpeshherë edhe si batutë për të ‘zbuluar’ ndonjë lidhje me personazhe të njohur. Këtë herë, Elona Gjebrea paska lidhje, dhe shumë të afërt madje, me producentin e njohur Ardit Gjebrea.

Elonën, të gjithë e kanë si imazh të njohur të politikës, meqenëse shpesh ajo shihet e angazhuar aty, ose edhe në sferën akademike për shumë vite. Por sot deputetja Elona Gjebrea, ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, dhe, veç jetës akademike dhe politikës, foli edhe për familjen, dy vajzat e saj binjake, si edhe për lidhjen me producentin e njohur Ardit Gjebrea. Elona, ndër të tjera, kujtoi kohën kur familjarët e saj bëheshin bashkë për festa dhe Arditi me nënën e tij, Meropi, gjithmonë këndonin.

“Me kushërinjtë kemi qenë shumë të lidhur. Ardit Gjebrean unë e kam djalë xhaxhai, jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kur bëheshim bashkë në festa kemi patur avantazhin që Arditi dhe nëna e tij, teta Meropi ka patur një zë të jashtëzakonshëm dhe në festa familjare gjithnjë këndonin. Ishte një atmosferë shumë e bukur dhe e ngrohtë. Unë kisha shumë dëshirë të këndoja, por nuk kam pasur zë, stonoja. Edhe tani që jemi rritur e ruajmë miqësinë, përpiqemi të lidhemi me telefon, rrjete sociale, por bëjmë edhe ndonjë surprizë për njëri-tjetrin. Megjithëse larg dhe me impenjime të shumta, arrijmë të ruajmë lidhjen që kemi pasur dikur dhe kjo është një vlerë që duhet ruajtur. Tani nuk janë më ato familjet e mëdha që kanë qenë dikur, vajzat e mia kanë vetëm një djalë xhaxhai. Familjet e mëdha rrezatojnë dashuri, japin harmoni etj, etj. Por pavarësisht kësaj, ne përpiqemi t’u kultivojmë vajzave vlerat më të mira”,- tha deputetja.