Deputetja që të gjithë e njihni qenka vajza e xhaxhait e Ardit Gjebreas.

685

Nëse mbiemri është Gjebrea, është fare e natyrshmja pyetja ‘ke ndonjë lidhje me Ardit Gjebrean?’. Por ky nuk është rasti i një pyetjeje të përsëritur mes nesh, shpeshherë edhe si batutë për të ‘zbuluar’ ndonjë lidhje me personazhe të njohur. Këtë herë, Elona Gjebrea paska lidhje, dhe shumë të afërt madje, me producentin e njohur Ardit Gjebrea.

Elonën, të gjithë e kanë si imazh të njohur të politikës, meqenëse shpesh ajo shihet e angazhuar aty, ose edhe në sferën akademike për shumë vite. Por sot deputetja Elona Gjebrea, ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, dhe, veç jetës akademike dhe politikës, foli edhe për familjen, dy vajzat e saj binjake, si edhe për lidhjen me producentin e njohur Ardit Gjebrea. Elona, ndër të tjera, kujtoi kohën kur familjarët e saj bëheshin bashkë për festa dhe Arditi me nënën e tij, Meropi, gjithmonë këndonin.

“Me kushërinjtë kemi qenë shumë të lidhur. Ardit Gjebrean unë e kam djalë xhaxhai, jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kur bëheshim bashkë në festa kemi patur avantazhin që Arditi dhe nëna e tij, teta Meropi ka patur një zë të jashtëzakonshëm dhe në festa familjare gjithnjë këndonin. Ishte një atmosferë shumë e bukur dhe e ngrohtë. Unë kisha shumë dëshirë të këndoja, por nuk kam pasur zë, stonoja. Edhe tani që jemi rritur e ruajmë miqësinë, përpiqemi të lidhemi me telefon, rrjete sociale, por bëjmë edhe ndonjë surprizë për njëri-tjetrin. Megjithëse larg dhe me impenjime të shumta, arrijmë të ruajmë lidhjen që kemi pasur dikur dhe kjo është një vlerë që duhet ruajtur. Tani nuk janë më ato familjet e mëdha që kanë qenë dikur, vajzat e mia kanë vetëm një djalë xhaxhai. Familjet e mëdha rrezatojnë dashuri, japin harmoni etj, etj. Por pavarësisht kësaj, ne përpiqemi t’u kultivojmë vajzave vlerat më të mira”,- tha deputetja.