Anëtari i Gjykatës së Lartë merrte ryshfet për vendimet.

547

Informacionet e SHISH, prokurorisë dhe SHKB fundosën gjyqtarin Admir Thanza, KPK e shkarkoi, vendimi i fundit në duart e Kolegjit


Anëtari i pezulluar i Gjykatës së Lartë Admir Thanza dyshohet se është implikuar në praktika korruptive, në formën e marrjes së ryshfetit, në këmbim të veprimeve apo mosveprimeve të tij, në raport me detyrën. Ky është konkluzioni i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në një raport dërguar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut.

Raporti mban datën 2 nëntor 2017. Sipas raportit të siguruar nga Shqiptarja.com, ka dyshime të arsyeshme se Admir Thanza jo vetëm është përfshirë në korrupsion, por ka lidhje edhe me persona të përfshirë në krim të organizuar. DSIK ka arritur në këtë konkluzion bazuar në një shkresë sekrete të SHISH me nr. 2948/15, në një shkresë të Prokurorisë së Përgjithshme me nr. 930/23 dhe në një shkresë të SHÇBA me nr. 1145/3.