Aleanca për Teatrin, thirrje qytetarëve të Tiranës: Janë shtuar policët

315

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një apel për qytetarët mbrëmjen e së dielës. Sipas saj është vënë re një prani e shtuar e uniformave të policisë dhe se sipas saj po përgatitet një tjetër rrethim i godinës.

Sot ka një prani të shtuar të forcave të policisë përreth Teatrit. Ftojmë popullin e Tiranës, të ruajmë Teatrin gjatë natës! – thuhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Kujtojmë se pak ditë më parë policia rrethoi godinën e Teatrit Kombëtar duke mos lejuar kalimin e artistëve. Pas një dite të gjatë përplasjesh, artistët ia dolën që të hyjnë brenda dhe policia të tërhiqet.

Në radhët e artistëve qarkullon prej ditësh lajmi se policia do të rikthehet për të boshatisur godinën përpara shembjes.