“Më jep një emër të ndonjë peshku të madh”, Sandër Lleshaj përplaset me Klodiana Lalën, gazetarja: Do të të kërkoj falje nëse…

263

Gazetarja Klodiana Lala ka debatuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ajo i ka kërkuar një emër “peshku të madh” apo një emër operacioni të madh anti-krim që ka bërë bujë.

Pjesë nga debati

Lleshaj: Kryesisht grupet kriminale janë të ngritura nga kultivimi i drogës. Raporti i fundit i KE flet për shumë grupe krimi të shkatërruara në Shqipëri.

Lala: Na thoni ndonjë emër të ndonjë peshku të madh. Cilët janë këta peshq të mëdhenj? Unë rri gjithë ditën te dera e gjykatës dhe aty s’më rezulton ndonjë emër i madh. Më thuaj një emër operacioni dhe unë do t’ju kërkoj falje.

Lleshaj: Unë nuk jap emra sepse jam ministër i Brendshëm. Nëse keni kureshtje do t’ju sjell një oficer të policisë kriminale dhe tua thotë.

Lala: 2019-2020 vetëm kriminelë kanë dalë nga burgu. Na përmend një operacion i suksesshëm.

Lleshaj: Ka me dhjetëra.

Lala: Po më thuaj një nëse ju ka mbetur në mendje.

Lleshaj: Unë nuk jap emra as peshq të mëdhenj, nuk merrem me peshq.