Messi: “Juventusi bleu futbollistin më të mirë në Botë!”

461

Rivaliteti mes tyre duket se ka mbetur vetëm në letër, pasi marrëdhënia mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë e qetë. Së fundmi, ylli argjentinas i Barcelonës ka dhënë një deklaratë për “Catalunya Radio”, ku ka shprehur hapur vlerësimin për Ronaldon.

“Real Madridi është më pak i fortë, pa Cristiano Ronaldon në skuadrën e tij, pasi që ai është një nga më të mirët në botë. Juventusi është një favor i madh për të fituar Ligën e Kampionëve. Tani ata kanë Cristiano Ronaldo. Isha i habitur nga vendimi i tij, pasi nuk presja që ai të largohej nga Madridi ose të shkonte në Juventus. Është një ekip shumë i mirë. Gjithashtu klube si Manchester City, United, Chelsea, Real Madrid, dhe PSG kanë potencialin për të arritur deri në finale dhe për të ngritur lart trofeun.”-përfundoi “pleshti”.

Cristiano Ronaldo u transferua gjatë kësaj merkato verore te Juventusi për shifrën e 100 milion eurove. Portugezi ka një sfidë në distancë me Messin, ku mund të përmendin garën për fitimin e “Topit të Artë”.