Rreth e përqark zjarrit para kryeministrisë, studentët: Protestë pa afat!

446

Edhe mbrëmjen e sotme studentët kanë vendosur që të qëndrojnë para kryeministrisë, për të protestuar deri në respektimin e kushteve të tyre, pa negociata, pa dialogë.

Ata kanë ndezur një zjarr para ambientit të kryeministrisë, ku po qëndrojnë me batanije që i kanë sjellë qytetarët.

Nesër pritet që studentët të protestojnë përpara Parlamentit, ndërkohë që njoftojnë se nëse kryeministri nuk njofton përgjigje pozitive, protesta vazhdon pa afat.