Bilanci i protestës: 19 të lënduar, edhe përfaqësues të medias

417

Nëntë punonjës të forcave të rendit, tetë protestues dhe dy përfaqësues të medias është bilanci i personave të lënduar në protestën e të shtunës para Kryeministrisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë të lënduarit kanë marrë në kohë ndihmën mjekësore, fillimisht prej ekipeve të terrenit të urgjencës dhe më pas janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në 3 spitalet universitare të Tiranës.

Momentalisht të 19 personat e lënduar kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.