Specialistët e udhëtimeve këshillojnë: Jo të vetëm në kanione! (Video)

419

Specialistët ngrenë shqetësimin se rreziqet që kanosen gjatë eksplorimit të kanioneve apo shpellave janë të larta, ndaj këshillojnë marrjen e një shoqëruesi, qoftë edhe lokal, për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme.
Pas ngjarjes ku një 25-vjeçare mbeti e vdekur në Kanionet e Holtës, specialistët këshillojnë turistët që në aventurat e tyre të mos rrezikojnë jetën.

Sipas tyre, në çdo destinacion ata duhet të kenë të paktën një shoqërues lokal që njeh terrenin dhe veçoritë e klimës.

Marjana Çerekja Është gjithmonë më mirë të kenë një person të zonës që ti drijtojë. Në momnentin që shfaqet një rrezik të jetë ai që ta menaxhojë.

Sportet e natyrës janë një trend i ri në vendin tonë.

Ekspertët thonë se shqiptarët pavarësisht dëshirës për të njohur destinacionet e reja, nuk e kanë ende informacionin e duhur për shmangien e rreziqeve.

Specialistët këshillojnë marrjen e informacionit paraprak për terrenin që do të vizitohet përpara nisjes për në destinacion.