Grida Duma dhe Ervin Salianji fotografohen në plazh (FOTO)

224

Prej kohësh po qarkullojnë zëra se mes dy ish deputetëve të Partisë Demokratike, Grida Duma dhe Ervin Salianji ka lindur një romancë.

Ndërkohë që dyshja ka preferuar të mos bëjë asnjë deklaratë rreth këtyre thashethemeve, portali Cna.al ka publikuar foto të Dumës dhe Salianjit teksa ndodheshin në shoqërinë e njëri tjetrit në plazhin e Qerretit.

Grida e veshur me rrobebanje kishte hedhur sipër një shall plazhi ndërsa mbante syze dhe kapele, e po ashtu Ervini i veshur me pantallona të shkurtra, syze e kapele! Dyshja duket se kanë zgjedhur plazhin e Qerretit për t’u relaksuar fundjavën e kaluar.

Nuk dihet nëse ka një lidhje zyrtare midis dy ish deputetëve të PD-së, dhe se cfarë pritet të ndodhë, por këto foto mund të lenë vend për dyshime.

Kujtojmë që pak javë më parë Grida Duma i dha fund martesës me ish bashkëshortin Ilir Shqina me të cilin ka një djalë.