“Më jep portofolin”, algjeriani kërcënon me thi kë dhe grabit 39-vjeçarin në qendër të Tiranës

85

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se algjeriani me iniciale  B. B, 20 vjeç nën kërcënimin e thikës ka tentuar t’i vjedhë portofolin një personi.

Ngjarja u shënua në orët e vona të natës në Tiranë, pas Muzeut Kombëtar.

20-vjeçari nga Algjeria është emigrant ilegal. Pas përleshjes me 39-vjeçarin me iniciale F, Sh., e ka plagosur dhe më pas i ka marrë portofolin.

Policia ka arritur të arrestojë algjerianin, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë narkotike kanabis dhe thika.

“B. B, 20 vjeç(shtetas alergjerian) pasi nën kërcënimin e një mjeti prerës ka tentuar ti marrë portofolin shtetasit F. Sh. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis” njofton policia.