Acari dimëror, si të kujdeseni për duart!

441

Duart, janë pjesa e trupit që ka dhe kontaktin direkt me të ftohtin dhe me acarin.

Për të mbrojtur këtë pjesë të trupit nga i ftohti është e rëndësishme që të evitoni sasinë e madhe të sapunit dhe t’i lani duart me ujë të vakët. Detergjentët shumë të fortë dëmtojnë lëkurën.

Gjithashtu një sugjerim i dytë është të vendosni pak vaj në duar para se t’i lani: të jep butësi dhe hidratim.

Ndërkohë vaji i ullirit është një tjetër aleat i rëndësishëm që ndihmon për një lëkurë të butë të duarve.

Lëkura e fytyrës dhe e duarve është më e ekspozuar ndaj të ftohtit, prandaj në fund të ditës nuk duhet të harrojmë që të masazhojmë lëkurën për ta pasur të butë dhe për të larguar qelizat e vdekura.

Mjafton të hidhni disa lugë mjaltë në një tas, i shtoni vaj ulliri ekstra të virgjër dhe pak qumësht ose kos për të përfituar një masë jo shumë të lëngshme. Para se të flini, do të ishte e domosdoshme për të masazhuar duart ngadalë, duke lejuar që vaji të depërtojë thellë dhe të riaktivizojë qarkullimin.