Tronditet Berati/ Çifti hidhet nga kati i 6

435

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Njoftimi

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatusn një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.