Ja cili është qyteti me papunësi më të lartë në Shqipëri.

502

Nuk është më Kukësi qyteti me numrin më të lartë të të papunëve në vend. Anketa e forcave të punës e INSTAT ka renditur qarqet që kanë papunësinë më të lartë. E është e habitshme që Vlora mban rekord në një kohë që dihet që është një qytet me shumë resurse dhe me bregdet e turizëm.

Në këtë qark 23.5 përqind e popullsisë është e papunë. E çuditë nuk përfundojn këtu pasi distanca e shkallës së papunësisë midis Vlorës dhe qarqeve të tjera është tejet e lartë. Në vendin e dytë renditet, qarku i Lezhës me 19.1 përqind të banorëve të papunë. Pas tyre si qarku me papunësi të lartë është Tirana me 16.6 përqind, Durrësi me 13.4% dhe Shkodra me 12.3 përqind të banorëve të papunë.

Ndërsa Qarku me papunësinë më të ulët rezulton të jetë Korça me rreth 5.1 përqind, si dhe Dibra e Berati. Papunësia reale duhet të jetë shumë herë më e lartë për sa kohë që jo të gjithë qytetarët regjistrohen në zyrat e punës si punëkërkues.