Deklaratat në Kosovë, ish-ministri sulmon Ramën

463

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra në Kosovë pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Bumçi i cilësoi deklaratat e Ramës kërcënime, ndërkohë që pretendon se ka kryeministri ka lidhur një aleancë me Serbinë.

“Edi Rama ka nisur kërcënimet dhe nuk kemi qasje me perëndimin. Në këtë takim të Ramës, mbizotëroi Tirana dhe jo Prishtina. Doli në pah marrëdhënia Tirano-Serbe. Pra doli në pah negocimi me Tiranën dhe jo me Prishtinën. Serbia problemin e ka me Kosovën. Duhet të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin. Ka një aleancë Rama-Thaçi dhe për çështjen e kufijve. S’mund të ketë pajtim shqiptaro-serb me Tiranën, por me Prishtinën. Kjo marrëdhënie e kaloi Prishtinën në plan të dytë”, tha Bumçi.