Gjendet një predhë nga punonjësit e bashkisë në Pukë (Foto)

401

Një predhë e vjetër është gjetur nga punonjës të bashkisë në Pukë ditën e sotme.

Mësohet se predha është gjetur gjatë rehabilitimit të një sheshi në afërsi të zonës së pallateve.

Punonjësit e bashkisë kanë njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar predhën pa shkaktuar probleme për qytetarët.