Protesta te Astiri, djali i vogël: Ma lironi babin, kam ditëlindjen

515

Banorët e Unazës së Re ashtu siç kanë paralajmëruar kanë nisur sërish protestën në zonën e Astirit kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre.

Si çdo ditë, banorët kanë bllokuar të dy kahet e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.

Të pranishëm në protestë në mbështetje të qytetarëve janë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sëbashku me deputetë të PD dhe LSI.

Para se kreu i PD të fliste për mediat nxorri një djalë të vogël, babain e të cilit e kishin arrestuar gjatë protestave.

Ai i emocionuar tha se do donte që babai i tij me datë 28 nëtor të ishte i lirë pasi festonte ditëlindjen.

“Nuk mundet Erion Veliaj të vijë këtu, sapo mori votat do shkatërrojë shtëpiat. Të tjerëve i dhuron ushqime, neve po na prish shtëpiat e dyqanet. Mos me lënë prova ai i zgjuari i ka futur ata në burg. Asnjë nuk do mbetet këtu se ata janë në burg të gjithë. Do doja që babai im të vinte me 28 nëntor sepse kam ditëlindjen. Babain e kam në burg. Nëse më dëgjon o Erion Veliaj, Lulzim Basha është më i mirë se ti,” tha djali.