Fermerëve u mbeten prodhimet stok

489

Fermerët e Bulqizës po përballen me mungesën e tregut për produktet e tyre. Edhe pse vitin që shkoi ka pasur superprodhim, ai ka mbetur pa shitur. Fermeri Xhavit Muka nga fshati Çerenec i Sipërm në Njësinë Administrative Gjoricë thotë se është kthyer nga emigrimi në Itali dhe ka krijuar plantacione të mëdha me mollë, arra e qershi. Por edhe pse ka pasur superprodhim, ai është përballur me mungesë tregu, pasi sipas tij prodhimi maqedonas hyn me çmim më të lirë:

Xhavit Muka: Duke parë se çdo vit prodhimet e tij po kalben e nuk po shiten, Xhavit Muka thotë se do të rikthehet bashkë me familjen në Itali. Ai shprehet gjithashtu se i është dashur të paguajë punëtore për mbledhjen e prodhimit, ndërsa paguan tani edhe për hedhjen e tij në lumin Drin.

Si fermeri Xhavit Muka, janë me dhjetëra në fshatrat e Bulqizës të cilët nuk kanë mundur t’i shesin prodhimet e tyre. Mungesa edhe e frigoriferëve, ka bërë qe te gjitha produktet te përfundojnë ne lume.