Selfie para dhe pasi autobusi të kthehej përmbys, fotot e pasagjerit bëjnë xhiron e rrjetit

460

Një pasagjer që postoi dy fotot të tijat në internet, para dhe pasi të pësonte një aksident, është bërë viral në rrjetet sociale.

Fotot duket se janë marrë në Mozambik dhe tregojnë një autobus me 65 udhëtarë që udhëtonte midis Quelimane dhe Beira-s.

Sipas disa raportimeve të mediave lokale, si pasojë e aksidentit të paktën tre persona humbën jetën,përfshirë një nënë dhe dyvjeçarin e saj.

Burri në foto mund të shihet në selfie-n e parë para se të hipte në autobus, i buzëqeshur, ndërsa në foton e radhës, buzëqeshja i ka “ngrirë” ndërsa fytyrën e ka të mbuluar me dhe’.

Në sfondin e tij mund të shihet autobusi i kthyer përmbys, pasagjerët si dhe një makinë policie. Si pasojë e aksidentit, rreth 37 vetë mbetën të plagosur, ndërsa disa prej tyre ishin në gjendje serioze.

Besohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë dhe kushtet jo të mira të rrugës.