“Kush beson në ditët e sotme në Zot, aman?” , i tha Dentisti… Vajza e bën ta lërë punën përgjysëm!

552

Dentisti: “Në rregull, pothuajse mbaruam, çdo gjë po shkon për mrekulli”.

Vajza: “Po! Faleminderit Zotit për këtë”.

Dentisti: “Zotit?!” Të më falni zonjë por mbushjen e dhëmbit e bëra unë, e jo Zoti.

Vajza: “Ç’do të thuash?”

Dentisti: “Kush beson në ditët e sotme në Zot, aman?”

Vajza: “Unë besoj në Zot. Pse mendon kështu?”

Dentisti: “Epo atëherë nuk je në dijeni se ka luftëra, shkatërrime, varfëri dhe çdo gjë që po shkon keq në këtë botë?”.

Vajza: “Epo as unë nuk besoj tek dentistët. Nëse ka dentistë në botë, pse ka kaq shumë njerëz me dhëmbë të thyer, të infektuar dhe disave prej tyre, madje iu mungojnë dhëmbët?”.

Dentisti: “Unë nuk mund t’i ndihmoj njerëzit, nëse ata nuk vijnë tek unë për t’i rregulluar dhëmbët e tyre”.

Vajza: “Pikërisht! Është e njëjta gjë me Zotin. Ne presim që Zoti t’i ndihmojë njerëzit dhe pse nuk shkojnë tek Ai dhe në vend të kësaj, ata këmbëngulin t’i bëjnë gjërat sipas dëshirës së tyre!”.

Dentisti: “E si mund të shkoj unë tek Zoti, kur askush nuk e sheh apo prek atë?”.

Vajza: “Lutja, është e folura me Zotin, përmes lutjes ne i flasim Atij. Ai dëgjon çdo gjë që ti mund të thuash, madje edhe me zërin tënd të brëndshëm…”.