Spikeri i parë robot i lajmeve që mund të flasë për 24 orë, çdo ditë (Video)

475

Prezantuesi i parë “i palodhur” artificial është në gjendje të stimulojë zërin, shprehitë e fytyrës, dhe gjestet e prezantuesve realë të lajmeve.

Agjencia e re e lajmeve Xinhua këtë javë prezantoi anëtarin e tyre më të ri të dhomës së lajmeve: Prezantuesi AI i cili do raportojë lajme çdo ditë, gjithë ditën, nga të gjitha vendet e botës.

https://youtu.be/HJcdVjkqiW8

Audienca kineze u përshëndet nga një version digjital i një prezantuesi të emisionit të lajmeve në Xinhua. Roboti, i veshur me një krevatë të kuqe dhe kostum, tund kokën me entuziazëm, duke hapur dhe mbyllur sytë dhe duke ngritur vetullat herë pas here.

“Jo vetëm që mund t’ju shoqëroj 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Unë mund të kopjohem disa herë dhe të prezantohem në skena të ndryshme, duke ju sjellë lajme të ndryshme,” thotë ai.

Xinhua gjithashtu prezantuan një AI anglisht-folës, version digjital i një prezantuesi tjetër, i cili thotë: “Zhvillimi në industrinë e medias kërkon inovacion të vazhdueshëm dhe integrim të thellë me teknologjitë e avancuara internacionale… Mezi pres t’ju sjell eksperienca të reja lajmesh.”

Zhvilluar nga Xinhua dhe motori kinez i kërkimit Sogou, prezantuesit u krijuan përmes machine learning për të stimuluar zërin, shprehitë e fytyrë, dhe gjestet e njerëzve, që të “ngjajnë si një imazh i vertetë dhe jo një robot i ftohtë,” sipas Xinhua.

Prezantuesit u debutuan në konferencën vjetore të Kinës “World Internet Conference”, një event që shërben si një platformë për vizionin dhe potencialin e Kinës në zhvillimin e teknologjive të reja.

Sipas Xinhua, teknologjia AI nuk është e limituar vetëm ne prezantimin e lajmeve. Sistemet mund të përshtaten për klientë të ndryshëm në industri të tjera.