Elita Rudi flet për herë të parë për shtatzëninë dhe ka një mesazh për të gjithë ne

480

Edhe pse lajmi për shtatzëninë e Elita Rudit u mësua para ceremonisë së martesës, edhe pse barku i Elitës ndiqej nga dhjetëra sy kureshtarë, ajo sërish nuk foli. Madje, as Gjiko, pavarësisht ndonjë sinjali me gjithë dëshirën për t’i thënë botës se së shpejti do të bëhej baba… Por sa mund të fshihej pritja e ëmbël?

Ndoshta deri sot. Nëse do të bëni një udhëtim të shpejtë në profilin e Elitës, do të ktheheni disa muaj pas në kohë për të parë një foto të vërtetë me trupin e saj të dukshëm. Që nga koha kur u mësua shtatzënia, Elita e kufizoi profilin e trupit të saj dhe luante vazhdimisht me aksesorët për të mbuluar barkun e rrumbullakosur.

Mirëpo më në fund moderatorja foli vet dhe dha edhe një mesazh, sipas mënyrës së saj. Në një foto të postuar në Instagram, Elita ka zbuluar trupin pas shumë kohësh, dhe shkruan se “bluza i thotë të gjitha” dhe nëse lexoni shkrimin mbi bluzën e saj, e kuptoni që “po na kërkon të mos e shqetësojmë sepse është në gjendje të mirë…”

Ndoshta është një mesazh që i drejtohet rrjetit apo lajmeve që e kanë vënë në qendër të vëmendjes.