Milani shpëton në frymën e fundit

507

Milani arrin një fitore të vështirë përballë Udineses.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-1 me një gol të shënuar nga kapiteni Alessio Romagnoli në minutën e 97 të një ndeshje që zgjati 100 minuta.

Sfida ishte e luftuar nga të dy ekipet, ndërsa nuk munguan edhe kartonët e kuq dhe dëmtimet, pasi sulmuesi kuqezi Higuain u largua nga fusha.

Por emocionet ashtu si edhe në ndeshjen me Genoa-n, Milani i la për në fund dhe sërish me të njëjtin protagonist, Romagnoli-n që arriti që të shfrytëzonte një top të Susos duke e dërguar në rrjetë në frymën e fundit.

Me këtë fitore të vuajtur, që ishte e treta radhazi Milani ngjitet në vendin e katërt me 21 pikë, po aq sa edhe Lazio.