Përballja me banditë dhe politikanë të inkriminuar, ja çfarë thotë Sandër Lleshi

608

Nëse merr nga presidenti Ilir Meta dekretin për t’u emëruar ministër i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshi shprehet i vendosur për të qenë serioz në realizimin e punës së tij. Lleshi thotë se e ka pranuar këtë sfidë dhe nuk është i gatshëm të konsiderojë asnjë lloj influence që bie ndesh me misionin e tij.

Ai theksoi se në karrierën e tij nuk ka çfarë të fitojë më, pasi e ka arritur majën me gradën e gjeneralit.

“E kam pranuar këtë sfidë vetëm për një gjë: Unë nuk kam më çfarë të fitoj, e shoh si mision të rëndësishëm që duhet bërë dhe nuk jam i gatshëm të konsideroj asnjë lloj influence që bie ndesh me misionin tim të madh. Duhet të jemi serioz dhe ta kemi me gjithë mend”, deklaroi Lleshi gjatë emisionit ‘Opinion