Të gjitha vajzat e bëjnë këtë gabim në palestër.

771

Trajnerja e shumë personazheve të famshëm, e cila ka punuar edhe me Halle Berry dhe Jessica Alba, tregon se: “Femrat nuk ushtrohen aq lehtësisht sa meshkujt, por as nuk krijojnë masë muskulare njëlloj me ta.”

Për këtë arsye, këshillon ajo, ushtrimi i forcës në mëngjes, sapo zgjohesh, është një mënyrë e mirë për gjimnastikën e trupit: “Por edhe duke shtuar një masë të vogël muskulare, ju do të digjni më shumë kalori jo vetëm gjatë stërvitjes. Ndaj, shtangat janë një mënyrë mjaft e mirë për të rritur pak masën muskulare… Dhe duke u rritur masa muskulare, djeg edhe më shumë kalori. E dinit këtë?”

Ja pra, herën tjetër që do të shkoni në palestër, ndaluni të shtangat. Në varësi të peshës suaj, bëni edhe disa ushtrime shtesë me to. Nëse akoma keni dyshime, atëherë pilates është një mënyrë e mirë për t’u trajnuar drejt peshave.