Parashikimi i motit për ditën e sotme, 27 Gusht 2020.

248

Moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me kthjellime dhe shtim vranësirash mesatare dhe të dendura prej orëve të mesditës. Vranësirat e dendura do të jenë përgjatë relieveve malore në Lindje të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak prej orëve të mesditës, deri në ato të pasdites parashikohen reshje shiu përgjatë relieveve malore dhe kodrinore. Lokalisht në afate të shkurtra kohore rrebeshe, breshër dhe rrufe.

Mjegullinë e izoluar nga reshjet. Era do të fryjë e lehtë, me drejtim Veriperëndim – Juglindje, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.