“Balkanika Folk Festival” vjen në Tiranë më 21-22 Shtator në Sallën e Akademisë së Arteve.

797

Së shpejti, në Tiranë do të organizohet një ndër eventet më të veçanta artistike, produkt i regjisorit të ri Sokol Guga.  Në rolin edhe të producentit, Guga sjell një festival madhështor, të ri për nga lloji.

Bëhet fjalë për festivalin “Balkanika Folk Festival 2018”, që do të zhvillohet në datat 21 dhe 22 shtator në sallën e madhe të spektakleve në Universitetin e Arteve.

12 shtete ballkanike si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Greqia, Maqedonia do të garojnë në disiplinën e folkut dhe të valles tradicionale. Secili shtet pritet të përfaqësohet nga pasuria më e çmuar folklorike që e karakterizon.

Nën prezantimin e Klaus Bardeli e Ida Nurçe, të cilat po punojnë fort për të sjellë një larmi ngjyrash në skenë.

Përfaqësuesit e çdo vendi pjesëmarrës, për të bërë të mundur shfaqjen vlerave më të larta artistike dhe identitetare, sipas traditës dhe kulturës që përfaqësojnë. Të gjithë elementët, kostumet, muzika, ritmi, ngjyrat janë gërshetuar për të përcjellë trashëgiminë kulturore që e ruajnë me fanatizëm.

Vendet pjesëmarrëse do të garojnë mes tyre për pesë çmime të mëdha.  Njëri prej çmimeve do të jetë “Lahuta e artë” që do të përzgjidhet nga votimi në sallë i publikut, ndërsa katër të tjerat nga juria.

Ekziston bindja se regjisori dhe producenti Sokol Guga do të bëjë historinë, edhe të tij personale, me atë çfarë do ofrojë performanca e përgjithshme e këtij eventi.