Çifti anullon pushimet. Përveç “Kemalit”, një tjetër anëtar familje qënka i sëmurë!

531

Çifti i aktorëve Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit, dy ditë më vonë do të niseshin për pushime në një vend bregdetar. Pas lajmeve të shumta që tronditën lidhjen e tyre ata vendosën të largoheshin nga Turqia për të mos u bërë pjesë e mediave.

Por duket se këtë vit, pasi anuluan disa role në seriale, ata do të anulojnë edhe pushimet. Babai i Fahriyes, Ramazan Evcen është diagnostikuar me kancer në stomak dhe e bija ka vendosur t’i qëndrojë pranë në këto ditë të vështira. Mjekët bëjnë me dije se Ramazani duhet të marrë mjekime sa më shpejt sepse gjendja e tij nuk është fort e mirë.

Para pak ditësh qarkulloi në media lajmi se edhe Burak ishte i sëmurë nga një sidromë që kishte të bënte me ankthin dhe gjendjen emocionale.