Serkan merr surprizën më të bukur por një e papritur ndodh, nesër në “Lule të vetmuara”

422

Ali gjen personin që merret me trafikimin e fëmijëve dhe e arreston atë. Kader nuk heq dorë dhe vazhdon të kërkojë çfarë lidhje ka pasur e ëma me babain e Meralit.

Kader zbulon se Banu dhe babai i Meralit kanë qenë në të njëjtën klasë. Meral shqetësohet kur mëson se Kader po vazhdon të kërkojë për babain e saj. Kader i tregon Meralit se babai i saj dhe Banu ishin miq. Selen pasi mëson sëmundjen e Serkanit shkon t’i ofrojë ndihmë Nazanit.

Gynej dhe Serkan shkojnë në koncert. Ali ia bën të qartë Ejlylit se Fadikun e ka si motër. Vajzat mblidhen në shtëpinë e Ferides për të parë koncertin. Gynej i bën një surprizë Serkanit dhe ky i fundit ngjitet në skenë për të kënduar. Serkan ia dedikon këngën e tij Xhemresë. Një e papritur ndodh në skenë, Serkani humb ndjenjat.