LAMTUMIRE MIKU IM!

Më thyhet në shpirt shuarja e një miku të vlertë dhe një penelate zjarri

Gjovo, pas sodit ti nuk do të jesh më ndër të gjallët. Hapat e tu do t’i mungojnë këtij qyteti të zhurmshëm, të cilit i kërkove para disa vitesh të ishte bujar me mikpritjen e tij, siç ishe ti me të, me emrin e tij, duke i lejuar atij të mburrej më veprën tënde. S’pariherë do t’i mungosh bashkëshortes, djalit dhe bijës tande, miqve të shumtë, gjithë atyre që u njohën dhe e vlerësuan artin tënd, por edhe njeriun e mirë tek ju.

Unë i përkas atyre miqve të hershëm, i përkas atyre ndejeve së bashku në shtëpinë tënde në Shkodër që nuk mundi të ishte e jotja, bisedave për pikturën dhe artin në studion modeste, ku punove për të dëshmuar talentin, por edhe për të mbajtur familjen me bukë.

Dhe ikën vitet miku im, dhe ditët gjithashtu, dhe në njërën prej tyre, pikërisht në në këtë fillim korriku zgjodhe t’i jepesh një ikjeje të beftë, një ikjeje tinëzare që pikoi në zemrat e shumë prej atyre që të njohën, atyre që ishin dhe mbeten derin në fund amirues të artit tënd, i atij korpusi krijues që pasuroi traditën e penelit shqiptar.

Ike miku im, duke lënë pas zemra të krisura nga dhimbja, sy që skuqin nga lotët dhe një hezitim të pezullt për të gjithë ata, përfshirë dhe mua, të cilët e kanë të pamundur të besojnë lajmin e kobshëm të shuarjes tënde.

Ti ike kaq shpejt, ike kaq papritur për të mbetur përgjithmonë i gjallë në kujtime, i dritshëm në atë buzëqeshjen tënde të çiltër dhe i mirë, në atë mirësinë që munde të na e lësh si testament të vlertë, ndoshta shumë më të vyer se atë galeri të pasur punësh që do të mbeten gjithmonë një thesar i paçmim i artit shqiptar, i pikturës sonë.

Kush ishte Gjovalin Paci?

Ai ishte artist i lindur në vështirësi, rritur në përleshjen me të pamundurën dhe në një botë ku duhet vazhdimisht vetëm të ndeshesh. Kurrë nuk do ta mendonte se pasioni i tij i vizatimit, i atyre vizatimeve që nisi me thëngjill në shkëmbinjtë e malësisë së Razmës kur kulloste bagëtitë, në fëmijërinë e tij të hershme, të transformohej në një uragan rrapëllitës të vlerave promovuese dhe cytjes së një egoje për pushtetin e gjeniut.

Rruga nga Malësia në Shkodër dhe nga Shkodra në Tiranë ishte një udhë që i rrethvjen përpjekjeve të tij ngadhënjyese për të jetuar. Ndërsa ngjitej si një Sizif në malin e detyresës, një yll sa vinte e shndriste më shumë, duke mbushur me dritë e reflektuar famë universin e tij. Puna vetëmohuese, përplasja me meskinin e kohës dhe smirën nuk e gjunjëzuan këtë Ante të penelit.

Ekspozitë pas ekspozite, promovim pas promovimi, sukses pas suksesi, qytet më qytet e shtet më shtet, ai, Gjovalin Paci do të hynte tashmë në enciklopedinë e artit bashkëkohor si një personalitet dinjitoz dhe me ambicie të kurajshme.

Ai ishte prezantuar si një artist befasues me mbi 70 ekspozita personale dhe të përbashkëta të çelura si brenda ashtu dhe jashtë vendit, si Paris, Frankfurt, Bruksel, si dhe në vende të ndryshme të Ballkanit. Shumë punime të tij janë pjese e koleksioneve të ndryshme të artit, të shoqëruara dhe me vlerësimet më të larta të kritikës vendase dhe të huaj.

Gjovalin Paci ishte një artist bashkëkohor. Punimet e tij janë plot koncept dhe filozofi, duke kaluar nga cikli me temat biblike tek motivet tradicionale dhe me aq delikatesë tek temat lirike. Mjetet gjysme mistike dhe tonet e errëta, një finesë e jashtëzakonshme plot potencial shprehës, i bëjnë pikturat e tij të çuditshme dhe mjaft origjinale.

Ka pasuruar këtë ballafaqim me artëdashësit dhe sfidën artistike me ekspozita për Nënë Terezën, Heroin Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, të cilat në vetvete ruajnë një veçanti shprehëse artistike dhe estetike, si në tematikë ashtu edhe në teknikë dhe në realizim.

Fatmirësisht në udhën e tij të komunikimit përmes pikturës është mirëpritur dhe i është garantuar një admirim, gjë e cila ndikoi që shumë shpejt ku emër të mund të radhitet në listën e gjatë emrave dhe personaliteteve të shquara të tablosë shqiptare.

Nisja e vështirë

E ka nisur kështu rrugën e vështirë e të lodhshme të artistit ndërsa ishte vetëm 6 vjeç e shkonte të kulloste bagëtinë. Në fillim si shprehje të një dëshire të papërmbajtur për të vizatuar gjërat, me të cilat ishte në kontakt të përditshëm, si delet, kuajt, pemët, njerëzit, tokën… Nuk kishte mbaruar asnjë shkollë arti, por talenti i tij ishte sfidues në të gjithë dimensionet, duke i siguruar të shkojë larg dhe të mbetet lart në kreshtën e vëmendjes dhe vlerësimit.

Gjovalin Paci sa herë e kujtonte me mall kohën kur dikur fëmijë, në një çantë mbante bukën e ushqimin dhe në tjetrën, ngjyrat, fletoret…

Dhe erdhi në ditët fatlume të kavaletit, të ngjitjes, famës dhe… vdekja e gjen diku atje në hutim dhe përpirje shpenguese krijimi, e diçka i kërkon në këmbim të përjetësisë. I kërkon dhe ia shkul jetën për ta lënë atje lart, në eter, në atë shtresim përshpirtjesh ku drita e yjësisë dhe Hyji do ia shtrojë amshimin me drita dhe ngjyra prej atyre që ai skaliti artin, emrin që do të mbetet gjithnjë këtu, në një cep të tablosë, në kujtesën që ai e shkroi vetë me mirësinë dhe njerëzoren që ishte po kaq e vlertë sa dhe arti që mbeti vepër dhe jeta e tij.

Lamtumirë mik i mirë!

(Më falni miq se ndoshta e hidhërova kohën tuaj me këtë lajm të trishtë, por nuk munda të rri pa shkruar pak radhë për këtë simbol të sfidës së talentit)

Me respekt, Albert Vataj

Pse nuk pranohet Anton Cetta?!…

Shkas per kete shkrim te shkurt jane disa reagime te indinjueme te miqve te mi ne fb te cilet “habiten” se pse nuk asht pranue shtatorja e Anton Cettes ne oborrin e Institutit Albanalogjik te Kosoves. Sigurisht duhet kohe e hapsine e gjane me qemtue e artikulue arsyet e fshehta e gjys te fshehta te ktij refuzimi apo edhe mospranimit te figurave te tjera me peshe te kombit shqiptar.

Edhe pse ne boten e kaosit tone kronik , amnezite jane ne prite, duhet te kujtojme se nuk ka kalue shume kohe kur Nane Tereza, Shejte e Kishes Katolike; per boten mbare, humaniste e nderueme; per kombin shqiptar, bije e zgjedhun e tij, u refuzue bash ne kryeqendren e katolicizmit shqiptar ne menyre institucionale prej krenave te bashkesise islamike te Shkodres.

Krenet islame te Shkodres dhe mbeshtetesit e tyne te heshtun dhe publik ishin te qarte dhe korrekt ne motivacionet dhe mesazhin sigurisht plot helm qe donin me percue pertej faktit se a ishte i drejte apo i duhuni ne raport me madheshtine e perbotshme toksore e hyjnore te Nane Terezes.

Anadollaket e Shkodres, si perfaqesues ideal e praktike te 550 viteve otomanizem ne trojet shqiptate shkyen pelhuren e hipokrizes qe gjallon ne shumicen e shqipfolseve dhe ripertrine traditen e qasjes si “zabit” ndaj cdo shprehije dinjitoze e me vlere, fryt i ksaj toke te martirizueme.

Gjithsesi kjo pelhure hipikrizie vazhdob te arnohet prep ne rast nevoje per Nane Terezen e cdo figure katolike prej ktyne otomaneve te thekun qe per me mbijetue jane te gatshem te celebrojne Nane Terezen dhe madje te shperndajne dekorata ne emen te saj bash edhe atyne qe kane dale publikisht kunder vendosjes se shtatores se saj ne Shkoder.

Problemi i madh nuk asht fort hipokrizia e otomaneve sepse ne fund te fundit ata jane ne njaten “korsi” te perhershme, por gatshmeria per “dialog” pa objekt dhe kontributi i disa katolikeve te “qualifikuem” institucionalisht per me arnue pelhuren e hipokrizise ne emen te shqiptarise tue anashkalue keshtu rande te verteten. E perseris deri ne merzi se nuk kena nevoje per shtatore te Nane Terezes apo Anton Cettes etj ne vende te kontestueme apo publike dhe as per celebrimin hipokrit te tyne me retorika medemek perbashkuese apo sinteza te eperme “badihava”.

Prandaj, mos te bahena qesharak e paterica naive te qasjeve hipokrite sepse rrezikojme me ba lojen otomane e cila asht edhe ma e rrezikshme kur i vjen era “albanologjike”…

Medemek Katedrat albanologjike si ne Shqipni apo Kosove jane thjesht terma eufemiste qe fshehin shperndamjen e helmit anadollak tue instrumentalizue disa rrogtar naiv e te vobeget e po ashtu ne hall per qellimet e tyne okulte.

Anton Cetta ka fole me vepren e tij dhe ska nevoje per panteone otomane.

Nga Nesti ZEFI

Enigëm! U shkarkua apo dha dorëheqjen drejtori i Spitalit Shkodër?!

Pas rreth 8 muajsh në detyrë është larguar nga posti që mbante drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, duke mos e njohur realitetin mirë në shkodër na bëri përshtypje mënyra e ketij largimi shumë i shpejtë në kohë si dhe ndryshimet e shpeshta në këtë institucion.

Për këtë vendosëm që të bëjmë nje vëzhgim nga afër të situatës atj dhe quditërisht vumë re ndryshime rrënjësore të bëra në Spitalin Rajonal të Shkodrës por si duket se nuk kanë mjaftuar për ta mbajtur sërish në pozicionin e drejtorit të rij Vilson Masmalajn.

Ai është larguar tashmë nga kjo detyrë por duhet thënë se që nga dhjetori i vitit të kaluar, në me pak se 8 muaj punë, i ndryshoi imazhin këtij spitali. Shkruan focus24.info Duke filluar nga reparti i imazherisë ku praktika e mëparshme ishte për të paguar që nga grafitë dhe deri tek rezonanca por kjo gjë mori fund.

Për të vazhduar me ndryshimet në sjelljen e administratës së spitalit e cila ishte mësuar të mos punonte më shumë se tre orë në ditë. Po ashtu, recepsioni nga një banak bosh që ishte më parë, u kthye në një recepsion modern të denjë për të konkurruar edhe me spitalet private.

Sakaq, urgjenca e cila më parë veç urgjencë nuk quhej me një personel të mangët në numër dhe pa eksperiencën e duhur, tani me dy mjekë në shërbim dhe njëkohësish u shtua edhe shërbimi toksikologjik i cili nuk ekzistonte më parë në Shkodër dhe u bë sjellja e mjekëve nga Tirana për të dhënë eksperiencën e vet.

Ndryshimet në periudhën e drejtimit të ish- drejtorit Masmalaj përfshinë edhe guzhinën dhe hotelerinë duke e shndërruar atë në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm në një shërbim modern.

Ndërkohë u ndryshua edhe pamja e jashtme e spitalit, tashmë e gjelbëruar falë mbjelljes së pemëve dhe vendosjes së stolave. U bë vendosja e trarëve në hyrjet e spitalit duke vënë një çmim simbolik prej 1 mijë lekësh të vjetra për çdo mjet që hynte në ambjentet e tij duke u përkthyer në këtë mënyrë në më shumë të ardhura për spitalin.

U bë zbatimi me korrektësi i sistemit të referimit ku më parë edhe për një pyetje kot duhej të paguaje lekë ndërsa tani merr çdo shërbim pa lekë por të gjithë këto ndryshime duket se nuk i pëlqyen disave në spital që e donin atë të ishte rrumpallë si gjithmonë me qëllim që të pasuroheshin më shumë në kurriz të qytetarëve prandaj ndikuan dhe lëvizën me shpejtësi tek Partia e cila mesa duket e pa të arsyeshme të bëjë këtë lëvizje shpejt që të mos i mbetnin të pakënaqur militantët dhe të përkëdhelurit e partisë, mjeket e spitalit të cilët sikur ta kishin parandjerë se ky drejtor do i ndalonte t’u fusin dorën në xhep qytetarëve, prandaj dhe e kontestuan akoma pa filluar punën në spital.

Ne u munduam që të kontaktojmë me Vilson Masmalaj por sapo i thamë që jemi gazetare dhe duam një interviste e mbylli telefonin dhe nuk u pergjigj me! Gjithsesi në ditët në vijim do tentojmë që hellim drit mbi këtë ndyshim te çuditshem.

Më poshtë do shikoni disa nga ndryshimet e pësuara muajt e fundit në këtë institucion përmes fotove.

Si ishte…

Si është tani…

www.focus24.info

Pogradec, mungojnë rojet liqenore

Në liqenin e Pogradecit mungojnë rojet liqenore përgjatë gjithë vijës së liqenit të Ohrit. Përjashtim bën vetëm plazhi publik në këtë qytet atje ku ndodhen dy kulla vrojtimi, por që edhe këto kulla janë bosh.

Kjo për shkak se ende nuk ka angazhuar vrojtues për sigurinë në ujë, të cilët janë të punësuar me kohë sezonale nga ana e Bashkisë së Pogradecit. Mungesa e tyre shqetëson pushuesit kryesisht ata me fëmijë të vegjël, të cilët janë më të rrezukuarit.

Të kontaktuar pranë Bashkisë së Pogradecit, mësohet se krahas vrojtuesve që duhet të angazhohen nga bashkia në sezonin turistik, detyrim kanë edhe subjektet private që shfrytëzojnë bregun liqenor për të pasur vëzhgues.

Aq më tepër kur edhe plazhet tradicionale publike prej dy vitesh shfrytëzohen me leje të bashkisë nga subjektet private, çka do të thotë se këta të fundit duhet të ngrejnë kulla vëzhgimi në plazhet që kanë marrë në administrim.

Vija liqenore nga Lini deri në Tushemisht ka një gjatësi prej 26 km. Vetëm dy kulla vëzhgimi janë, edhe këto të vendosur në plazhin tradicional. Me vetëm dy kulla rreziku edhe këtë sezon turistik është i madh.

10 tërmetet më të rënda që kanë goditur shqipërinë

Një tërmet ka goditur sot Shqipërinë duke shkaktuar panik nga Vlora deri në Tiranë. të dhënat e para nga ‘Emergjencat’ flasin për një epiqendër 37 kilometra larg Tiranës, ndërsa pritet një raportin zyrtar.

Megjithatë ky nuk është rasti i parë që vendi është shkundur nga lëkundjet. Në disa raste, tërmeti ka shkaktuar edhe fatkeqësi te Shqiptarët.

Por cilët janë 10 tërmetet më të fuqishëm në historinë e vendit tonë? JavaNews liston 10 rastet që figurojnë në rekordet e “CatMonitor”. Nuk do ta besoni, por historia nis sëpaku në vitin 1851…

1851, 17 Tetor
Rajoni i Beratit goditet nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda. Mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa. Plasaritje të mëdha, rrëshqitje toke dhe pluhur me squfur.

1855, Korrik-Gusht

Shkodra ndjen lëkundje të forta që shkaktojnë shkatërrimin e Bushatit, Jubanit, Kozmaçit, Vaut të Dejës dhe fshatra të tjerë në Shkodër, Karme, Dushan, Toplane dhe Bruç. çarje të mëdha në tokë.

1919, Dhjetor 22
Leskovik-Konicë ndihet tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter. Shumë shtëpi të shkatërruara në kufinjtë shqiptarë si dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko. I gjithë rajoni i shkatërruar. Nuk ka të dhëna për viktima.

1920, Dhjetor 18
Elbasanit i shkatërrohen totalisht 173 shtëpi dhe dhjetëra persona plagosen. Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë.

1921, Mars 30
Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, por dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në Peshkopi dhe Dibër (Maqedoni).

1948, Gusht 27
Nënshkodra preket nga tërmeti 5.5 ballë. Dëmtime serioze të shtratit të lumit Buna dhe në qytetin e Shkodrës. JavaNews shkruan se dëmet më të mëdha raportohen në Trush (1 i vdekur dhe 27 të plagosur). Shkatërrime objektesh ka pasur edhe në Oblike e Barbullush.

1959, Shtator 1
Shkatërrime në Lushnje, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat. Në total 944 shtëpi të shkaterruara, shkruan JavaNews. Kryesisht në Karbunarë të Lushnjes. Dëmtime të mëdha në objekte industriale, shkolla, spitale dhe objektet kulturore. çarje të tokave bujqësore.

1967, Nëntor 30
Librazhd-Dibër, 6.6 ballë. Dëme të mëdha në 13 lokalitete dhe 177 fshatra. Së bashku me Maqedoninë e prekur nga tërmet, raportohen 6,336 ndërtesa të shkatërruara. Raportohet për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur.

1976, Prill 15
Tërmeti 8 ballë godet Shkodren duke shkaktuar vitkima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

1988, Janar 9
Lëkunde të shpeshta në Tiranë me dëme materiale. Pasojat kryesore në fshatrat Arbanë dhe Petrelë.

Braktisën gjithçka për të shëtitur botën, çifti amerikan i mahnitur nga Shqipëria: Ky vend është plot energji

Një çift krejt i pazakontë Danyelle dhe Tristan Pollock, që të dy shtetas amerikanë kanë lënë pas jetën e tyre në San Fransisko për të udhëtuar botën dhe aktualisht ndodhen në Shqipëri.

Menjëherë pas martesës vitin e kaluar, Danyelle dhe Tristan, që të dy sipërmarrës në fushën e IT, vendosën të “braktisin” gjithçka dhe të ndërmarrin udhëtimin e jetës së tyre.

Gjatë bisedës në emisionin “Rreze Dielli”, ata treguan udhëtimin e tyre të deritanishëm, ku kanë mundur të vizitojnë 20 shtete vetëm në 5 muajt e fundit ndërsa dhanë përshtypjet e tyre për Shqipërinë.

Mendoj se një nga gjërat më të veçanta për ne është aspekti familjar dhe i komunitetit që shohim. Aktualisht po qëndrojmë afër sheshit Skënderbej dhe shkuam edhe në koncertin e Rita Orës dhe kemi parë edhe ndeshjet e Kampionatit aty dhe duket sikur të gjithë rrinë bashkë, janë të gjitha moshat. Ka foshnje aty, ka gjyshër dhe të gjithë rrinë bashkë, dhe jo thjesht në shesh, por sheh njerëz të ulur nëpër stola, pra është një atmosferë shumë e gjallë.

Po, është plot energji, burra të vjetër që luajnë domino ndërsa aty pranë fëmijë që luajnë në parqe. është diçka që nuk e sheh aq shpesh në SHBA sepse gjithmonë e më shumë njerëz duan të shkojnë në shtëpi. Por Tirana është vërtet speciale sepse ka kaq shumë njerëz jashtë dhe që bëhen pjesë e komunitetit dhe janë të dukshëm gjatë gjithë kohës

Të pyetur se çfarë nuk u pëlqeu gjatë qëndrimit të tyre gati 3 javor në Shqipëri, Danyelle dhe Tristan thanë se trafiku në vendin tonë është një çmenduri ndërsa shumë miq e të afërm i kishin këshilluar që të mos udhëtonin natën nëpër Shqipëri.

Trafiku ka qënë pak çmenduri veçanërisht për ne si këmbësorë. Edhe kur hapet jeshilja që të mund të kalosh në anën tjetër të rrugës, makinat vërshojnë. Mua më kanë goditur dikur në kryqëzim në Kaliforni dhe jam pak e alarmuar duke parë nga do vijnë makinat duke shpresuar që të më shohin. Mendoj se një gjë interesantë është që, përpara se të vinim në Shqipëri, shumë njerëz na thanë që amerikanët nuk duhet të ngasin makinat gjatë natës në Shqipëri. Dhe ne pyesnim po pse?

Veç Tiranës Danyelle dhe Tristan kanë mundur të shkojnë në disa prej zonave më të bukura të Shqipërisë si liqeni i Komanit dhe bregdeti i Jugut . Ndërsa treguan për udhëtimin e tyre në vendin tonë, Danyelle dhe Tristan thanë se ishin të çuditur pse të gjithë shqiptarët që kishin takuar i pyesnin vetëm një gjë:

Mendoj që gjëja më për të qeshur që na ka ndodhur me shqiptarët deri më tani është që pyetja e parë që na bëjnë është: A jeni vlla e motër? Dhe nuk e kuptoj pse është kjo pyetja e parë

Edhe pse një mik francez nuk ja kishin këshilluar të vizitonin Shqipërinë, Danyelle dhe Tristan shpjeguan pse zgjodhën vendin tonë, duke thënë se ka shumë europianë që ende e mendojnë Shqipërinë si 30 vjet më parë.

Ka disa arsye pse zgjodhëm Shqipërinë në fakt. Kemi shumë miq që kishin vizituar Kroacinë dhe Greqinë, që konsiderohen si pikat më të bukura turistike, dhe ne thamë: Po ky vendi diku në mes, për të cilin nuk flitet dhe aq shumë. Duhet të ketë diçka interesante aty.

Pas Shqipërisë, Danyelle dhe Tristan do të vijojnë udhëtimin e tyre drejt Greqisë ndërsa kanë vendosur që pjesën tjetër të vitit ta kalojmë nëpër Europë. Që të dy u shprehën se duan shumë Tiranën dhe do të donin të riktheheshin, mbase për të qëndruar edhe më gjatë.

Po mendojmë se kush mund të jetë shtëpia jonë ndërsa udhëtojmë. Dhe jemi të hapur për çdo vend, në fakt sdo të na vinte keq pot ë ktheheshim në Tiranë dhe të qëndronim këtu.

Ne e duam Shqipërinë!

EDHE SOT PAS 28 VITESH… NË VAZHDOJMË TË IKIM

Sot, 28 vite më parë, gjithë ajo zemëratë e ngurtësuar për afro pesë dekada do të shpërthentë në më të hovshmin guxim atë të ndjekjes së ëndrrës.

Ambasadat, ajo gjermane, franceze, italiane dhe greke do të bëhen streha e parë e vullneteve të lirisë. Përtej atyre kangjellave dhe mureve rrethues, policisë dhe ushtrisë së diktaturës në agoni, përgjërimt dhe lotëve të prindërve, 5200 shqiptarë të moshave, gjinive dhe profesioneve të ndryshme guxuan të provojnë fatin për një ditë më të mirë, për një të ardhme që vendi i tyre u’a kishte mohuar për 45 vite.

Edhe pas 28 vitesh, Shqipëria, kjo tokë, kjo shpërblesë amësie, ky amanet, nuk ka mundur dot të na mësojë diçka tjetër veç ikjes. Ne vetëm ikim, pa ditur se pse, pa mësuar se ku!

Ne vetëm ikim! Edhe ata që ende nuk kanë ngarkuar trastat e ikjes, diçka brenda tyre mungon, një copëz e tyre është shkyer duke ju dhënë ikjes.

Të vetmit që qëndrojnë janë ata që shpresojnë ende, ndërkohë që luten. Të tjerë që dëbimi nuk i ka degdisur diku larg, thjeshtë ata nuk munden. Dëshirimi jo gjithnjë është një mundësi.

Gjithqysh ata presin dhe pritja e tyre është e tillë cfilitëse dhe zhgënjyese sa të mund të shkretojë gjithçka në atë truall që më parë gjallonte hekakeqe shpresa, besimi.

Edhe sot si 28 vite më parë, kur guximi u bë vullnet lirie dhe shqiptarët mësyn ambasadat e huaja si strehë shprese, ende kemi mbetur në dyert e përfaqësive të huaja.

Kujtesa e ruan të paprekur shansin që u ka mbetur të gjithë atyre që duan që e sotmja dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre të meritojë më shumë ngase mund të japë kjo Shqipëri e mjerë, ky vend zemrash të krisura, kjo tokë djerrin ku kuisin vajtueshëm fatet e atyre që ende shpresojnë te një vullnet qiellor, te mrekullitë.

Edhe sot pas 28 vitesh, ajo çfarë zgjodhën të bënin në emër të lirisë 5200 shqiptarë i përket një akti të pashoq guximi. Edhe pse diktatura kishte filluar të shfaq shenjat e para të drobitjes, ata as që menduan se kush do të ishte fundi i kësaj aventure që filloi më 2 korrik dhe u finalizua dhjetë ditë më pas, më 12 korrik 1990, kur 5200 shtetas shqiptar që do të pajiseshin me pasaporta të vendeve pritëse, nisen drejt Portit të Durrësit ku do të marrin një anje të Kryqit të Kuq, për t’iu drejtuar Brindizit.

Nga çdo cep i Shqipërisë vërshuan të kurajshmit të sprovës së fatit, kryengritësit e diktaturës. Përkundër një regjimi policor represiv, një propogande terrori, ata nuk u ndalën, porovuan nëse krahët e tyre do të mund t’i bënin ballë qiejve të lirisë.

Ata besuan te ëndrrat dhe guxuan duke u’a besuar këtë fatit dhe vendeve që ushqenin aspiratat e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ikën pa ktheyr kokën pas, pa menduar për rrëzikun, pa u bindur përgjërimeve dhe lotëve të prindërve, të cilët nuk e ndalën vërshimin drejt lirisë, nuk i bënë ballë këtij uragani lirie.

Edhe sot pas 28 vitesh nuk na mbetet alternativë tjetër vetëm të ikim, secili, gjithqysh përpiqet të bëjë diçka për t’i dhënë udhë ikjes, së mundshmes së një jete më të mirë, të një të tashme më të sigurt, të një shansi për të merituar çfarë të lejon të mbetesh dinjitoz.

Ky vend i uzurpuar nga maskarenjë dhe dallaveraxhinjë, matrapazë dhe plaçkitës, nuk është dhe nuk duhet të lejojmë të jetë atdheu i tyre, por çfarë mund të bësh?! Zërin tënd nuk ka më kush ta dëgjojë, klithmën e këtij gjoksi gjëmues nuk ka më qiell që ta nxërë, rënkimin e këtij shpirti që vuan nuk ka dhimbje ta mbajë.

Nëse nuk je i zotë të ikësh, atëherë të mbetet të ndeshesh për të marrë fund si hero, ose të nënshtrohesh. Fati i fatkeqit në këtë vend nuk ka fat tjetër vetëm atij të ikanakut, atij që kudo e dëbojnë, kudo është i mallkuar, kudo ndihet si i huaj.

Nga Albert Vataj

E kanë fituar Botërorin 2 herë, por ja pse Uruguai mban 4 yje në fanellë

Kombëtarja e Uruguait ka qenë gjithmonë protagoniste në Botëroret e futbollit.

Vendi i vogël amerikano latin, me pak më shumë se 3 milionë banorë, e ka fituar dy herë në historinë e vet kampionatin botëror, në vitet 1930 dhe 1950.

Mirëpo, në fanellë, ata kanë katër yje mbi stemën e tyre. Përveç dy titujve të botës ky ekip kishte fituar edhe dy tituj të kampionit olimpik në futboll, në Lojërat Olimpike, të vitit 1924 dhe 1928. Meqë para vitit 1930 nuk ka pasur kampionate botërore dhe në lojërat olimpike të atëhershme, ekipet kanë garuar me përbërjet e tyre më të mira,

FIFA i pranon këta dy tituj olimpikë si të plot fuqishëm dhe i ka lejuar Luis Suarezit dhe shokëve të mbajnë katër yje në fanellat e tyre, duke dëshmuar edhe një herë pas trashëgiminë fenomenale historike që ka ky shtet.