AKSIDENTI I RENDË, POLICIA JEP DETAJE

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e ditës së dielë ku për pasojë 6 persona kane mbetur të plagosu nga të cilët 2 rëndë.

Ja njoftimi i Policisë Shkodres:

Shkodër

Me datë 24.06.2018, rreth orës 19:56, është marrë njoftim se në aksin rrugor Shkodër – Vau i Dejës, në vendin e quajtur ” Kthesa e Rrencit ” , ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Benz me mjetin tip Opel, ku për pasojë janë lënduar

6 shtetas, V.N. 35 vjeç, M.N.38 vjeçe, E.N. 6 vjeç, L.N. 17 vjeçe, M.N. 13 vjeç dhe K.V. 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Guri i Zi, të cilët po marrin ndihmën e

duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Shkoder, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit

Gjyqësor Shkodër ndodhen në vendngjarje ku po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Bankomati nuk nxirrte para, shokohen kur hapin makinerinë

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar “në vendin e çudirave”, në Indi.

Më shumë se 13 mijë dollarë janë shkatërruar, pasi disa minj ishin futur brenda bankomatit.

Ishin zyrtarët e bankës ata që zbuluan një numër të madh brejtësish, pasi klientët u ankuan se ATM kishte probleme dhe nuk nxirrte paratë.

Në momentin që ata shkuan për të kontrolluar makinerinë, u hasën me skenën e pazakontë, të kartëmonedhave që ishin copëtuar.

“Jam ilir!” Zbulohet testamenti i Aleksandrit të Madh.

Edhe pse kanë kaluar mijëra vite, bëmat, fitoret dhe betejat e Aleksandrit të Madh vazhdojnë të bëjnë bujë dhe të tërheqin vëmendjen e shumë historianëve.

Heroi Ballkanas, u bë një figura më madhështore dhe më stratege që ka njohur bota. Të gjithë kemi lexuar për bëmat e tij, por ajo që diskutohet sot ashpër në mbarë botën është origjina e tij.

Por të gjitha aludimet duket se do të marrin fund, pasi këtë javë studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”.

Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.

Ky tekst është gjetur në tek “Statutet e Shkodrës”, të shkruara më 1469. Dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995.

Publikimi i parë u bë në Itali në vitin 2002 me kontributin e historianëve dhe gjuhëtarëve dhe përkthimin e tekstit në gjuhën shqipe, raporton ‘Konica.al’. Në vitin 2003, në Shqipëri u botua një edicion i dytë me përkthimin në gjuhën shqipe të eseve hyrëse.

Ja çfarë shkruhej në letër:

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut.

Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive.

Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.

Ky botim është një tekst legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të 1300 që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e tij në duart e turqve në vitin 1479.

Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469″.

Shiu përmbyt Tiranën në pak minuta

Tirana është përfshire nga një stuhi e forte shiu. Reshjet intensive qe kane rene për gati gjysme ore kane shkaktuar përmbytje ne disa zona dhe rruge te kryeqytetit

Reshjet e shoqëruara edhe me ere te forte kane shkaktuar fryrjen e kolektorëve dhe bllokimin e pusetave.

Bulevardi kryesor, segmentet e unazës, rruga Don Bosko por edhe lagje te kryeqytetit u përmbytën. Trafiku ne Tirane u rendua edhe për shkak te rënies se disa pemëve nga era e forte.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një reagimi ne profilin e tij u beri thirrje qytetareve te evitonin daljet gjate kohës se stuhisë, ndërsa beri te ditur se ekipet po punonin për normalizimin e situatës.

Pas ndërprerjes se reshjeve, situata ne Tiranë iu rikthye normalitetit.

A E DINI HISTORINË E UNAZËS SË MARTESËS? ESHTË SA E BUKUR, AQ EDHE INTRIGUESE

Të gjithë jemi intriguar nga historia dhe simbolizmi pas bizhuterive. Unazat në veçanti ngarkohen me domethënie të posaçme. Që nga unazat e Egjiptit të lashtë, ato janë njohur të jenë pjesët më intime që mbajmë. Gjatë gjithë historisë, unazat u përdorën si talismanë personalë, në transaksione biznesi, si simbole të statusit, dhe natyrisht për t’u zotuar për dashurinë ndaj një tjetri.

Historia e unazës së martesës nuk ka një rrugë të qartë; ajo ndryshon me çdo fe dhe pikëpamjen që secili vend ka për martesën. Disa unaza shënonin në mënyrë strikte kontratën ligjore të martesës, ndërsa të tjera shkëmbeheshin në emër të dashurisë së vërtetë. Por ky ndryshim nuk është kronologjik si mund ta mendojmë, në vend të kësaj ai rrjedh e rrjedh, në kohë dhe vende të ndryshme.


EGJIPTI I LASHTE, GREQIA, ROMA

Pothuajse 5000 vjet më parë, Egjipti i lashtë ishte kultura e parë e njohur ku njerëzit shkëmbenin “unazat e dashurisë”, shpesh të bëra prej kallamësh të endura ose prej lëkure. Thuhet se egjiptianët e shihnin unazën, një rreth, si simbol të fuqishëm. Rrethi pa fund tregon jetën e përjetshme dhe dashurinë, dhe hapja e tij përfaqëson një portë drejt botës së panjohur. Unazat ishin shumë të rëndësishme në kulturën e tyre.

Unazat e vulave, të përdorura si nënshkrime personale, vazhduan të përdoreshin nga grekët dhe romakët. Thuhet se unaza me vulë frymëzoi disa nga unazat më të hershme të fejesës në Romë. Po, në Egjipt i shkëmbenin unazat si dhurata devotshmërie, pastaj në Greqi jepnin unaza për të dashuruarit, që shfaqnin Erosin perëndinë e dashurisë, ose engjëjt e tij. Por besohet se ishin romakët që e lidhën unazën me martesën. Më së shumti me një unazë “besimi”, që përshkruan dy duar të lidhura në dashuri ose marrëveshje / dextrarum iunctio. Këto dizajne mund të bëheshin në flori të ngurtë ose të gdhendura në gurë, si unaza-vula, shpesh në korale, akuamarin, garnet ose oniks.

KOKAT E TE DASHURUARVE

Me kalimin e kohës, romakët filluan të personalizonin unazat e martesës, duke u zhvendosur nga besimi, në gdhendjet e vetë çifteve. Kjo u përcoll në Perandorinë Bizantine në mesjetë kur shumica e unazave u gdhendën me fytyrat ose figurën e plotë të çiftit të fejuar. Sapo Krishtërimi u bë feja zyrtare e Perandorisë, çifti shpesh përshkruhej me Jezusin ose një kryq në mes tyre, që bekonte martesën.

UNAZA BESIMI

Unazat e besimit, në stile të ndryshme, ishin të njohura në Evropë për më shumë se një mijë vjet. Ato u rishfaqën në vitet 1100 dhe zgjatën me shekuj. Gjatë viteve ato u bënë shumë më të ndërlikuara dhe me zbukurime. Më e zakonshmja, që mbahet ende sot është unaza irlandeze Claddagh, dy duar që mbajnë një zemër me një kurorë. Unaza Claddagh u krijua fillimisht në shekullin e 16-të, trembëdhjetë shekuj pas unazave origjinale të besimit në Romë.

UNAZAT ME VARG

Një posy (ose posie) është një varg i shkurtër, shpesh nga një poezi, shkruar në unazë. Unazat me varg mbaheshin zakonisht në shekullin e 15-të. Në fillim ato kishin dizajne të forta dhe u shkruheshin me fjalë në pjesën e jashtme. Me kalimin e kohës, u bënë më të thjeshta, por mbishkrimet u bënë më personale. Kjo detyroi ata që punonin floririn që të përparonin me teknikat e tyre dhe të mësonin të gdhendnin brenda unazave, për t’i mbajtur këto mesazhe private dhe intime për ata që i mbanin. Kjo tregon një ndryshim, nga martesa që shpesh është një marrëveshje mes familjeve, kur një unazë e zbukuruar nënkupton një marrëveshje më fitimprurëse, tek martesat e ngritura mbi dashurinë, me unaza të thjeshta të formuara nga monedha ari, me mbishkrime si: “Më duaj dhe mos më lër” dhe “Dy trupa, një zemër”.

Sot shumë çifte që bëjnë unazat e tyre, dëshirojnë të sigurohen që unazat e tyre janë plot kuptim dhe pyesin nëse duhet të kenë “më shumë se një rreth të thjeshtë.” Por, duke e njohur historinë e rrethit të thjeshtë, mund të shihet se ai tashmë është e pasur me domethënien e vet. Ndonjëherë më pak me të vërtetë do të thotë më shumë.

Unazat gjëzë

Unazat gjëzë ishin popullore në shekujt 15-17. Ndërkohë që ato me vargje u thjeshtuan me kalimin e kohës, unazat gjëzë u bënë më komplekse teksa teknikat e përpunuesve përparuan. Ato përbëhen nga 2-3 rrathë të ndërthurur, tejet simbolikë në kuptimin që secili rreth është i lirë e në të njëjtën kohë janë bashkë, për të simbolizuar bashkiin e dy njerëzve. Shumë prej këtyre unazave mbanin edhe gurë të çmuar shumë të bukur, si dhe ngjyra që i bënin ato të mrekullueshme.

Disa prej simboleve më të zakonshëm në këto lloj unazash ishin duart e besimit, lulet mos-më-harro dhe zemrat e kuqe. Dizajnet e mëvonshëm patën edhe memento mori, ku spikaste një skelet dhe një bebe, që simbolizonte jetën dhe vdekjen, dhe dashurinë e përjetshme përtej kësaj jete.

UNAZAT E MARTESES SE HEBRENJVE

Është një traditë e vjetër hebreje që unaza e martesës duhet të jetë një rreth i pandërprerë ari ose argjendi i pastër që përfaqëson një martesë të përjetshme. Pa gurë ose detaje që përfaqësojnë një martesë pa ndrojtje apo komplikim. Vlera minimale thuhet të jetë një qindarkë (pe’rutah), kjo vlerë e ulët përfaqëson që qëllimet e tyre janë të vërteta dhe nuk nxiten nga paratë ose pretendimet e rreme. Më pak e njohur është tradita e ceremonialit të unazës së martesës tek hebrenjtë. Që daton të paktën në shekullin e 10 dhe përdorej deri gjatë shekullit të 19-të, duke u bërë më e ndërlikuar me kalimin e kohës, me filigranin dhe smaltin. Shpesh herë kapaku, që mendohej të përfaqësonte shtëpinë ose tempullin e çiftit, hapej si një medale për të zbuluar një mbishkrim hebraik. Meqë këto unaza ishin kaq të zbukuruara, ato ishin më së shumti të përbashkëta për të gjitha dasma brenda një qyteti. Ka shumë mendime të ndryshme mbi kuptimin dhe qëllimin prapa këtyre unazave të zbukuruara që dhëndërit u ofronin nuseve të tyre gjatë ceremonisë, për fat të keq ka shumë pak dokumentacion të ruajtur rreth këtyre unazave.

UNAZAT E DIAMANTIT

Sot shumë njerëz dinë që De Beers është prapa unazës së diamantit, ndërkohë që, edhe pse është e vërtetë se ata e popullarizuan atë si një unazë angazhimi, diamantet tashmë ishin përdorur në unaza dashurie për disa shekuj. Unaza e parë e diamantit ishte në të vërtetë nga fundi i vitit 100, e gjetur në Romë, një unazë diamanti të paprerë që i përkiste një vajzë të re. Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse ishte një dhuratë dashurie, një simbol i statusit ose ndonjë lloj tjetër unaze. Fillimisht dihej se diamantët ishin të fortë dhe konsideroheshin të vlefshëm, por vetëm shumë shekuj më vonë, kishin mjetet për t’i prerë dhe zbuluar shkëlqimin e tyre.

Në shekullin e 15-të një dhuratë bizhuteri shpesh dërgohej nga babai i nuses tek babai i dhëndrit, duke propozuar qëllimin për t’u martuar me vajzën e tij. Nuk ishte e pazakontë që kjo dhuratë të ishte një unazë diamanti, duke i paraprirë unazës së martesës.

Unaza e parë e dokumentuar e diamantit ishte në vitin 1475 në dasmën e Costanzo Sforzës dhe Camilla D’Aragona në Itali. Unaza e tyre e dasmës shkruante: “Dy vullnete, dy zemra, dy pasione janë të lidhura në një martesë nga një diamant”.

Në shekullin 17, diamantet po shfaqeshin gjithnjë e më shpesh në unaza martese dhe angazhimi. Në këtë kohë diamanti mund t’i jepej gruas nga burri, si një premtim për dashuri.

Unazat e diamantit u bënë shumë popullore në shekullin 19, por nuk u bënë normë deri kur De Beer’s nisi fushatën “Diamantët janë përgjithmonë” në mesin e viteve 1940. Sot një unazë diamanti martese është ende zgjedhja më e preferuar, megjithatë sot shumë çifte preferojnë stile unikë apo gurë jotradicionalë.

Të tjerë çifte janë të interesuar për opsione më miqësore ndaj mjedisit, duke përfshirë diamantë të formuar në laboratorë. Disa gra zgjedhin të mos mbajnë fare unazë. Nga pikëpamja historike, është një kohë shumë interesante, përderisa njerëzit kanë nisur të krijojnë traditat e tyre.

GISHTI I UNAZES

Përgjatë gjithë historisë, ndërkohë që idetë e martesës ndryshuan bashkë me stilet e unazave, ndryshoi edhe gishti i unazës. Eshtë dokumentuar se unazat e martesës janë mbajtur në cilindo gisht, madje edhe të madhin. Sot mbahen më shpesh në gishtin e katërt të dorës së majtë, por disa vende dhe kultura e bëjnë ndryshe. Po si u bë i katërti, gishti i unazës? Kjo na shpie sërish tek egjiptianët. …

Thuhet se ata besonin që gishti i katërt kishte një venë apo nerv që lidhej direkt me zemrën. Dhe ndërkohë që nuk ka fare prova shkencore për ta mbështetur, ne u kthyem tek ajo traditë vetëm prej ndjenjës. Që mund të jetë pjesa e preferuar e historisë së unazës së martesës.

Ngjarje në klubin e natës Të shtëna me armë zjarri, vdes këngëtarja dhe plagosen disa persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi, ku është qëlluar për vdekje këngëtarja e njohur atje, Hacer Tulu.

40-vjeçarja është qëlluar për vdekje në një klub nate në pronësi të saj në qytezën bregdetare të Bodrumit.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtjeje, 4 persona kanë hapur zjarr pas një sherri që kanë pasur, duke i marrë jetën Tulu dhe duke lënë edhe disa të plagosur.

Sipas mediave tutorët u larguan nga vendngjarja por u arrestuan nga policia vetëm pak orë më vonë.

“Sy për sy, dhëmb për dhëmb”- mesazhi në Biblik që u gjet nën rrënoja pas sulmeve të 11 Shtatorit

Seksioni i famshëm në Bibël, më saktësisht në Dhiatën e Re: “Sy për sy, dhëmb për dhëmb!

Dhe unë po ju them: Mos iu dorëzoni të keqes, por nëse dikush ju godet në faqen e djathtë, kthejani faqen tjetër”, është një nga citatet më të famshme të Jezu Krishtit.

Nga shumë predikime të Jezuit, kjo ka lënë gjurmë të thella më 11 shtator në rrënojat e Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, sepse një Bibël që mbijetoi u hap drejt në faqen e Ungjillit të Mateut ku Jezu Krishti u predikon dishepujve në mal.
Fotografi Joel Mejerovitc e gjeti Biblën nën rrënoja, duke mbetur i habitur nga mesazhi i rëndësishëm që gjeti.
“Nga të gjitha faqet e Biblës që mund të ishin hapur, unë kam ardhur pikërisht në këtë, është e mahnitshme”, tha fotografi.

Për më shumë shikoni videon:

Raiffeisen Bank masakron shqiptarët, ja si na mban jashtë Evropës banka më e madhe në Shqipëri, operon me dy standarde me bankën “mëmë”

“Raiffeisen” është e para bankë europiane që ka hyrë në vendit tonë, duke ngjallur shpresa të mëdha tek shqiptarët se do të ofronte një shërbim po aq europian sa në vendin e origjinës së saj. Mirëpo a e vendosi kjo bankë standartin dhe çfarë shërbimi ofron aktualisht? Përgjigjen e jep gazetari i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ja çfarë përcjell Sejdarasi nëpërmjet tekstit të mëposhtëm:

“…Ndonjë dekadë e ca më parë, me kolegë gazetarë vizituam selitë e dy prej bankave të njohura europiane: OTE dhe RZB, pra “Raiffeisen Bank”. Ishte koha kur shitej banka me e madhe shqiptare, Banka e Kursimeve, dhe qeveria e kohës kërkonte një blerës!

Ne, gazetarëve na u duk më “europiane” RZB dhe shkruam për këtë në mediat ku punonim.
Po në fakt banka që spikatëm nuk e di se sa europiane u bë në Shqipëri! Unë jam klient i hershëm i saj, madje me status “gold” ose Premium! Që do të thotë se kam disa favore!

Jam jashtë vendit! Shkoj të ushqehem dhe dua të paguaj si europianët, me kartë krediti! Por RZB ime nuk funksionon! PIN gabim thotë ATM portative?! Kontrolloj zarfin, ku RZB më kishte shënuar kodin sekret! Isha ekzakt, nuk kisha gabim! Njeriu përballë po me shihte me dyshim! Isha shqiptar, karta e kreditit nuk paguante dot!? Vij Në Shqipëri, shkoj në bankë dhe provoj PIN. Gabim thotë RZB! E provoj pas pak: tani tjetër gjë: limiti për futjen e PIN u tejkalua!

E pamundur të kuptohesh me RZB dhe të marrësh paratë e tua!? Shikoj zarfin e RZB, PIN i ri ishte shënuar në 27 Mars 2018! Tani RZB kërkon PIN të ri tjetër, dmth 7 mijë lekë të tjera shërbim për të marrë PIN tjetër. Dhe duhet të shkosh ku ke nxjerrë kartën e kreditit për herë të parë! Askund tjetër! Mendo psh të kesh ndryshuar vendbanim! Nuk do t’ia dijë RZB e Shqipërisë!

Një njësi e re në rrugën Teodor Keko! Një shërbim mjeran! As një kasë e thjeshtë për të prerë kuponin e rradhës, por ose shty me bryla, nëse ke fuqi, ose miqesohu me rojen të përfitosh! Paçka se je klient “gold” me demek!

Kjo bankë që fiton miliarda (për shkak të profesionit, unë e di se sa) nuk arrin të blejë një kasë kuponash për të mbajtur rradhën…

Raiffeisen Bank Albania, çfarë keqardhje për një shërbim të munguar, madje edhe abuzues! Imagjino çfarë ndodh me “jo goldët!?”

RZB europiane po bëhet dalëngadalë thjesht RZB shqiptare! Ndjehem keq kur kujtoj se çfarë pashë në RZB mëmë dhe çfarë shoh sot e gjithë ditën në RZB bijë! Në Tiranë! Fuck RZB!”.

Pamfleti

Manastiri i Deçanit ishte i shqiptarëve, kleriku serb e pranon, publikon dëshmi (Foto)

Në një postim të disa fotografive, që së fundmi e ka bërë kleri ortodoks serb Sava Janjiq, dëshmohet se Manastiri i Deçanit ka qenë shqiptar.

Një numër i madh i fotove dëshmon se bësimtarë të këtij Manastiri në vitin 1904, shumica kanë qenë shqiptarë. Fotografitë tregojnë besimtarët shqiptarë ortodoksë me plisa dhe me tirq.

Sava Janjiqi, siç ka thënë vet, fotografitë i ka marrë nga vizita e Edit Durhamit, transmeton Indeksonline

Përndryshe, Manastiri i Deçanit, edhe sipas historianëve të tjerë jo vetëm shqiptarë, nuk konsiderohet pasuri e trashëgimisë serbe, por pasuri e trashëgimisë ortodokse. Kush më mirë se fotografitë e mëposhtme e dëshmon këtë?

ALARMI/MEDIAT ITALIANE: SHQIPËRIA PO “PUSHTOHET”.

Prej disa javësh në Shqipëri në media dhe jo vetëm diskutohet për kthimin e Shqipërisë në një kamp refugjatësh.

Gjithçka filloi me deklaratat e kryeministrit te Bullgarisë dhe Austrisë të cilët e kanë zgjedhur potencialisht Shqipërinë si kampin e refugjatëve të ardhur nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes.

Jo më larg se dje Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se po i propozohet vendeve të besë që emigrantët te mos lejohet të shkojnë në Evropë, por të mbyllen në kampe në Shqipëri nga ku do të bëhet verifikimi nëse janë refugjatë e të ikur nga lufta apo diskriminimi fetar etj.

Ndërkohë sot gazeta italiane “Ilgiornale” shkruan se Shqipëria është pushtuar nga emigrantët që vijnë nga Siria të cilët po kërkojnë azil. Gazeta shkruan se këta emigrantë ndahen në dy kategori; nga ata që duan vërtetë të jetojnë në Shqipëri duke e parë atë si një vend shumë më të mire për të jetuar si vendi i tyre, por dhe grupi i dytë nga ata që e shohin Shqipërinë si vend për të pushuar pak e për tu paisur me dokumente të rregullta në mënyrë që të emigrojnë në mënyrë të ligjshme drejt Evropës.

Shqipëria është bërë një skenë e vërtetë për refugjatët që udhëtojnë në rrugën e Ballkanit, duke pasur parasysh forcimin dhe monitorimin masiv të kësaj rruge në muajt e fundit.

Rruga klasike ballkanike fillon nga Turqia dhe Greqia, pastaj kalon nëpër Maqedoni dhe Serbi për të arritur në zemër të Evropës: Hungari, Austri, Gjermani dhe Itali.

Shumë emigrantë kanë filluar të marrin në konsideratë kalimin e tyre drejt Shqipërisë. Duhet të theksojmë se nuk është më një ndalesë e ndërmjetme, por një destinacion final, i demoralizuar nga fakti se Serbia dhe Maqedonia kanë vendosur të mbyllin kufijtë e tyre, po ashtu dhe Hungaria e Orbanit.

Dhe pikërisht për këtë arsye, në javët e fundit, qendrat pritëse të Tiranës janë pushtuar nga mijëra e mijëra refugjatë, të cilët kërkojnë me dëshirë të qëndrojnë në Shqipëri. Zyrat administrative u ‘përmbytën’ me kërkesa për azil nga njerëzit kryesisht nga Siria.

Për shumicën e emigrantëve, vendi i vogël ballkanik, nga e cili vetëm disa vite më parë qindra njerëz u larguan në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, duket se është rruga e tyre e vetme. Por jo të gjithë mendojnë në këtë mënyrë.

Shumë refugjatë, në fakt, preferojnë të kërkojnë azil politik në Shqipëri, me qëllim që të kursejnë kohën dhe pastaj të përpiqen të lëvizin, pasi të kenë marrë dokumentet e rregullta. Ata duan të lëvizin drejt vendeve të Evropës Veriore, kryesisht si Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Me gjithë angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për të sjellë përpara Frontexin, një sistem për kontrollin dhe menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE, Brukseli nuk duket se ndihmon aq shumë kryeqytetin shqiptar, me ato që kanë deklaruar së fundmi për Shqipërinë.

info nga : Ilgiornale.it