“Katolikët” kundër Edi Ramës!

1721

Nji deklaratë rutinore e Edi Ramës e bame për nji kanal turk ka harbue rrjetet sociale me komente virale tue akuzue kët të fundit për inkoherencë me perceptimin që ai ka ushqye gjatë karrierës së tij politike e madje edhe kulturore. Numri ma i madh i atyne të “habitunve” asht te disa adhurues te mshehtë apo edhe gjys publik të Ramës që i përkasin komunitetit katolik si dhe te nji pjesë e mirë e katolikëve që janë atashue përjetësisht të Partia Demokratike.

Njana palë ndihet pak e trathtueme se “katoliku” me vetdeklarim Rama i ka hedhë në konfuzion dhe pjesa tjetër e katolikëve të Pd e akuzon se po “Erdoganizon” vendin me miqsinë e madhe që ai ka me Presidentin turk, tue harrue këto të fundit se partia e tyne mbetet kampione e pasuperueshme e agjendes të islamizimit politik të shoqnisë shqiptare.

Ndryshe prej këtyne palëve ndërluftuese në rrjetet sociale e mediatike, mendoj se Edi Rama asht kryekëput koherent me krejt rrugëtimin e tij kulturor e politik dhe pikturimi i vetvetes si antikonformist sa me bindë shumicen e shqiptarëve se asht i tillë, përvecse asht nji rrenë e madhe, mbetet edhe e vetmja kryevepër e tij politike në nji kontekst të dhunuem prej farës otomane.

Pragmatizimi i ftohtë në kufijt e cinizmit ekstrem, konformizimi me rrymën në nivel kombtar e ndërkombtar, me kujdes të vecantë për zhvillimet e konjukturat rajonale të vjetra e të reja, koherenca në nji retorikë bajate sa me e shitë si oratori të vecantë, pra, aderimi në nji realizëm politik provizor e dritë shkurtë që koincidon me meskinitetin e tij personal njerzor, janë disa veti që e kanë shndrrue Edi Ramën në politikanin ma konkurrues në mocalin e shoqnisë tonë shqiptare.

Edi Rama e modeli i tij nuk janë aksident historik në shoqninë tonë, ashtu si nuk asht kenë aksident Qemali, Zogu, Hoxha, Alia, Nano, Berisha por pjesë e strategjisë otomane me përjashtue katolikët prej qeverisjes se vendit, tue rinovue trathtinë e madhe të paktit të 28 nandorit 1912 ku me patronazhin e përbashkët të Austro-Hungarisë dhe Perandorisë në shpërbamje otomane , u vendos që Shqipnia të qeverisej mbas pavarsisë së saj në mënyrë kolegjiale prej tri bashkësive fetare me të drejta të barabarta pa ra pre e logjikës së deformueme të numrave, kjo edhe si ponderim i damshpërblimt ndaj persekutimit shekullor te bashkësisë së kshtenë me realizmin gjeopolitik.

Sigurisht eufuria e madhe në prag të shpërbamjes së Perandorisë otomane dhe klima romantike që kishte kaplue sidomos inteligjencën katolike e nji pjesë të madhe të klerit të saj, përfshi edhe shumë korifej të komunitetit katolik, për hirë të së vërtetës, u dëshmue nji naivitet e miopi e pastër politike, megjithë kontekstualizimet e duhuna që mund të bahen a posteriori. Këto patriot shqiptar katolik harruen nji të vërtet elementar që nuk mund të ketë bashkëpunime parimore, vlerore, ideologjike me përfaqësuesit e asaj pjesë të cilët për pesë shekuj kishin përfaqësue dhunimin e cdo vlerë njerzore ndaj tokës shqiptare dhe banorëve autokton të saj.

Shpikja e “shqiptarisë” si sintezë e epërme, nan catinë e së cilës mund të ribashkohen banoret e entit të ri shtetnor shqiptar, tue anashkalue begraundin e pjestarëve të saj që për hirë të së vërtetës në shumicën dërrmuese ishin prurje dhe produkt i përpunimit të dhunshëm “shkencor” të kalifatit islamik otoman, ishte nji gabim fatal i të ashtuquejtun “rilindas” naiv katolik se “rilindasit” muhamedan ishin thjesht “jetim” që kërkonin me ruejt trashëgimin e babës e prandaj sa herë janë në vështërsi klithin e vikasin“dum babën”.

Rama, si nuhatës pragmatik dhe në linjë me logjikën e pjesmarrjes dhe marrjes së pushtetit me tender, tipike e minorancës së kshtenë ortodokse, kur kjo e fundit operon në nji shumicë otomane, të cilën e ai e mishnon në mënyrë perfekte, praktikë e kolaudueme në rastin shqiptar gjatë rregjimit hoxhist me porosi të vecantë të Stalinit, vazhdon ta konfirmojë këtë traditë por me nji ndryshim të dukshëm, pra tue e mimetizue dhe kamuflue nji të vërtetë kaq thelbësore në raport me perceptimin e publikut. Rama me Erdoganin ka thjesht nji miqsi interesash të trashëguem nga otomanët pararendës në qeveri dhe natyrisht ai për realizëm politik nuk mundet absolutisht ta mohojë, përkundrazi asht i detyruem të japë publikisht “teste” besnikërie ndaj ksaj aleance gati natyrore për konditat gjeopolitike të vendit.

Madje edhe vet Erdogani, ndryshe nga cka paraqitet nuk asht as ndonji besimtar i madh i fesë islame të cilën e intrumentalizon thjesht e plotëisht për interesa ekonomike të thata. Kurse ish miku i tij që i pati pregatit infrastrukturën kulturore e politike me ardhë në Pushtet, Gulen, sigurisht që asht besimtar i Islamit dhe kontributi i tij asht ma i rafinuem për me përhap ideologjinë politike e fetare islamike me krejt rrjetin e shkollave të veta, te cilat operojnë të patrazueme edhe ne hapsinën shqiptare. Shkurt, raporti i Ramës me Erdogan duhet lexue në logjikën e raporteve të vecanta të konsolidueme me shtetin turk dhe nuk ka agja minimalisht afektive mes tyne. Për arsye pushteti, Rama asht shndërrue në nji surrogat perfekt otomanit, me bekimin edhe të udhëheqësit të tij shpirtnor, Fortlumturia e tij Anastas e qarqet ortodokse të ballkanit, me të cilët publikisht jep përshtypjen se “grricet” por në realitet ka nji afinitet të mirë shpirtnor, edhe pse Rama ka probleme të forta narcizizmit.

Edhe kur thotë se asht katolik tue e ditë se nuk asht , ai ka lejen e heshtun të “psikologëve” të vet shpirtnor dhe qëllimi i qartë i tij asht me bllokue cdo alternativë që vjen prej bashkësisë katolike dhe ktu asht në sinkron të plotë me krejt krejt politikanët e vendit.

Rasti i emnimit të munguem të ambasadorit shqiptar në Vatikan, në vendin ma të rëndësishëm shpirtnor dhe qendrën e katolicizmit botnor, ndaj të cilit Shqipnia i ka borxh ekzistencën dhe cdo të mirë që ka prodhue si vend, tregon krejt mllefin e pa metabolizuem që ekziston ndaj komunitetit tonë i cili përcudnohet deri në atë shkallë sa duen me na zëvendësue me pretendimin se kanë hedhë pak ujë të bekuem në krye.

Sigurisht uji i bekuem e ban efektin në planin ontologjik shpirtnor për ndryshimin e sensit fetar por kurrsesi nuk përfton efekte immediate të zëvendësimt politik,kulturor, trashëgimor apo të margjinalizimit të bashkësisë historike e farkëtueme në traditën shejte të qëndresës në fenë e Krishtit.

Edhe pse kandidati për ambasador i kishte në rregull tana kredencialet e profilin e naltë kulturor për atë vend, ndryshe nga gati të gjithë pararendësit e tij, otomanët me surrogatët e tyne, ku Rama ka nji rol vendimtar, e bllokuen kët mundësi dhe akoma sot pa pikën e turpit e kanë degradue Ambasadën tonë në Romë në nji sportel të rëndomtë megjithëse ka shumë katolikë të denjë për me u ba ambasador.

Ideja se nuk ka pasë dakordësi mes institucioneve të shtetit asht e rreme se kur asht ba fjalë për interesa të vetat i kanë zgjidh fillë edhe ngercet ma të zorshme.

Sigurisht edhe kondita kontigjente e klerit katolik shqiptar për nji seri rrethanash ne rrafshin e kataliz