Nora Istrefi nuk do të donte që vajza e saj ta dëgjojë këtë këngë.

444

Të gjithë këngëtarët me siguri e kanë një këngë për të cilën nuk janë krenarë-një këngë që do ta zhduknin nga Youtube, por edhe nga memoria. Nora Istrefi e ka një të tillë.

E ftuar sonte në emisionin “Xing me Ermalin”, Nora është pyetur për atë këngë që nuk do të donte që vajza e saj Renee ta dëgjonte. Pasi u mendua paksa, Nora tregoi se kënga e saj që nuk i pëlqen dhe se do ta fshijë nga Youtube është Bamboleo.