Aksident në Kurbin, makina përplas për vdekje 23-vjeçarin

501

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e së dielës në Patok të Kurbinit.Mësohet se 23-vjeçari Alenc Gjini ka mbetur i vdekur pas përplasjes së fortë të makinës.

Gjini punonte si kuzhinier në një restorant në Patok dhe u përplas nga makina teksa kalonte rrugën.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë