Kryeministria hodhi poshtë dje projektin e shumëdebatuar këto ditë për ngritjen në Shqipëri të një kampi rehabilitimi për ish-terroristët e ISIS në Ballkan. Këshilltari i Kryeministrit për Sigurinë, Sandër Lleshi tha se nuk ka ekzistuar asnjëherë një projekt i tillë për grumbullimin e ish-luftëtarëve të shtetit islamik. Kryeministria i cilësoi deklaratat e shumë politikanëve të opozitës dhe mediave si spekulime për qëllime politike.
Në fakt, ideja e kampit nuk u hodh nga opozita apo media, por nga një prej kryeministrave të vendeve të BE. Boyko Borissov, kryeministri i Bullgarisë, deklaroi në 4 qershor, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se kemi diskutuar që “në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”. Kjo deklaratë gjendet ende në videon me përkthim zyrtar të konferencës, në faqen online të kryeministrit Edi Rama. Borisov nuk foli për qendër analizash dhe studimesh, siç thotë qeveria shqiptare, por për luftëtarë të ISIS. Në këtë pikë, ose qeveria jonë duhet të koordinohet për deklaratat që bën me aleatët në rajon, ose njëra prej palëve në konferencën për shtyp disa ditë më parë gënjeu.
Pavarësisht kontradiktës mes qëndrimit të një kryeministri të rajonit dhe qeverisë shqiptare, lajmi i mirë është fakti që Kryeministria e mohoi dje projektin për luftëtarët e ISIS. Rreziku dhe problemet që mund të sillte një plan i tillë është shumë më i madh sesa debati i djeshëm mes qeverisë dhe opozitës se kush gënjente.
Deklaratat e Kryeministrisë ishte një tërheqje përballë reagimit publik ndaj një projekti të pamenduar dhe të probleme për sigurinë dhe në këtë rast duhet përgëzuar. Fakti është se kryeministri bullgar e bëri fakt të kryer dhe kryeministri shqiptar nuk e kundërshtoi.
Ndërsa opinioni publik mori një shpjegim pesë ditë me vonesë për çështjen e ish-terroristëve të ISIS, një tjetër problem duket në horizont. Këtë herë alarmi vjen nga mediat ndërkombëtare që shkruajnë për një plan të Bashkimit Europën për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Bëhet fjalë për krijimin e një kampi mikpritës për mijëra dhe qindra mijë emigrantë nga vendet e konflikteve që duan të hyjnë në zonën e BE. Plani parashikon që gjithë fluksi i emigrantëve të mblidhet në një vend që nuk është anëtar i BE dhe aty të trajtohen kërkesat për azil ose të kthehen pas. Vendi i përzgjedhur është në Ballkan dhe media e huaja citojnë se ky shtet mund të jetë Shqipëria.
Aktualisht në disa shtete të BE ka emigrantë në kampe, por që nuk u jepet leja e qëndrimit. Parashikohet që shumë vende t’i largojnë emigrantët në shtetin që do përzgjidhet dhe më pas të vendoset nëse do kthehen në vendet e origjinës, ose t’u jepet azil.
Aktualisht në atë që njihet si rruga e emigrantëve për në BE, nga Turqia deri në Austri, ndodhen qindra mijëra emigrantë të mbledhur në kampe dhe që janë refuzuar të pranohen nga vendet e BE. Projekti synon mbledhjen e këtij kontingjenti dhe emigrantëve të rinjë që mund të vijnë kontinent në një vend dhe më pas shqyrtimin e kërkesave.
Por kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë të jetë pas këtij veprimi me afrikano-veriorë dhe nga Linda e Mesme.
Shumë vende të BE kanë bllokuar kufijtë për emigrantët.
Greqia që është destinacioni i parë i pritjes së tyre thotë se nuk mund të përballojë me flukse të tjera. Qeveria e re në Itali po përgatitet të përzërë më shumë se 500 mijë. Për shkak se gjithë shtetet e rajonit kanë marrë masa ekstreme për bllokimin e refugjatëve, rruga e re nga ku po kalojnë emigrantët është Shqipëria.
Agjencia “Reuters” shkruante se nga territori shqiptar drejt Malit të Zi dhe më pas Kroacisë kanë kaluar më shumë se 2 mijë refugjatë gjatë muajve të fundit. Shifra konsiderohet e lartë, por numri mund të rritet disa fish për shkak se sezoni i verës cilësohet dhe si periudha e flukseve të emigrimit, për shkak të kushteve të kohës.
Shqipëria nuk ka takat për të pritur qindra mijëra refugjatë të cilët BE po planifikon ti strehojë në shtetin tonë.
Më mirë një votë kundër e BE se sa ta na kthejnë në shtet me ish-luftetarë të ISIS apo me qindra mijëra refugjatë, kur dihet se gjysma e shqiptarëve kanë ikur vetë emigrant dhe nëse realizohet kjo duhet të pyesësh një afrikanoveriorë se ku janë shqiptarët në Shqipëri.
Qamil Xhani