Aksidentet, cilat vende të BE janë më të rrezikshmet?

323

Vendet e Europës Lindore kanë numrin më të madh të viktimave të rrugëve për frymë në të gjithë Bashkimin Europian, zbulojnë të dhënat, por numri i përgjithshëm i vdekjeve në të gjithë bllokun është përgjysmuar gjatë dy dekadave të fundit.

Rreth 25,000 njerëz humbën jetën në rrugët e BE vitin e kaluar, sipas shifrave të Këshillit Europian të Sigurisë së Transportit (ETSC). Në vitin 2001, më shumë se 55,000 humbën jetën në aksidente trafiku.

Në atë kohë, vendet e Balltikut ishin veçanërisht të rrezikshme me Lituaninë dhe Letoninë që regjistruan 236 dhe 202 vdekje për milion banorë respektivisht, më të lartat në bllok. Por 17 vjet pas, dyshja kanë bërë përparimin më të mirë në BE në uljen e vdekjeve.

Përmirësimi i madh Letonez nuk ishte i mjaftueshëm për ta parandaluar atë të ishte një nga më të këqijat e BE-së vitin e kaluar, me 77 vdekje për milion banorë, njësoj si në Hungari.

Bullgaria dhe Rumania shënonin numrin më të lartë përkatsisht 87 dhe 98 vdekje për milion banorë.

Mbretëria e Bashkuar ka ulur ndjeshëm numrin e aksidenteve duke ju bashkuar vendeve të sigurta si Suedia, Irlanda dhe Danimarka.

Ishulli i vogël mesdhetar i Maltës, ndërkohë, është i vetmi vend i BE që ka parë që raporti i tij të rritet me 12.5% ​​gjatë periudhës 2001-2018 por ka një numër të vogël mesatarisht 38 vdekje për milion banorë.

Shpejtësia dhe alkooli cilëson si shkaktarët kryesorë të aksidenteve në vendet e BE. (SCAN)