Rama: Shqiptarët u dorëzuan nazistëve floririn, por jo hebrenjtë

408

Kryeministri Edi Rama duke folur përpara komunitetit izraelito-amerikan tha se përpjekja e shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës II Botërore, kur përndiqeshin nga forcat naziste ka qenë heroike.
“Do doja t’ju thoja që Shqipëria ishte vendi i parë në Europë në vitin 1932, kur antisemitizmi ishte i përhapur kudo, njohu të drejtën e komunitetit hebre që të organizohej. Historia është absolutisht e mrekullueshme sepse hebrenjtë u shpëtuan jo vetëm nga myslimanët, por edhe kleri katolik. Është shumë e famshme historia e njërit prej klerikëve të krishterë në Shqipëri që pagëzoi shumë hebrenj që t’u ndryshonte identitetin dhe t’i mbronte nga nazistët. Gjithashtu edhe një episod, kur një prej nazistëve më të lartë në vitin 1943 thirri përfaqësuesit e katër komuniteteve tona fetare, ju kërkoi një listë të hebrenjve dhe listën e floririt që kishin. Ata i dhanë listën e floririt, por jo listën e Hebrenjve”, tha Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij përpara 18 mijë anëtarëve të Konferencës Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike (AIPAC) në Uashington të SHBA-ve.
Po kështu ai bëri dy premtime, e para për linjë të drejpërdrejtë fluturimi dhe për ngritjen e një muzeu për hebrenjë në Tiranë.
“Për herë të parë, këtë vit do të kemi një fluturim të drejtpërdrejt nga Izraeli në Shqipëri gjatë verës, kështu që dëshiroj fort që ajo që një herë e një kohë përkufizohej nga Leo Elton në raportin e tij të 1935-ës si toka e dytë e hebrenjve, të bëhet shtëpia juaj e dytë për pushim. Jeni mjaft të mirëpritur në Shqipëri.”
Jam i angazhuar personalisht që të ndërtojmë një qendër kulturore për miqësinë shqiptaro-izraelite në zemër të Tiranës. “Për këtë kemi angazhuar Daniel Libskin që është autori i muzeut hebraik në Berlin. Duam që kjo qendër të tregojë marrëdhëniet tona për fëmijët tanë, por edhe për fqinjët tanë”, tha Rama.