Gazetarja sprtive, Vilma Masha ndan foton e parë me vogëlushen e saj (Foto)

362

Disa muaj më parë moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha, u bë nënë për herë të parë. Dje Vilma festoi ditëlindjen dhe me siguri ky vit është më speciali për të pasi e gjen si nënë.

Për ta festuar ndryshe këtë ditë të veçantë Vilma ka ndarë foto me vogëlushen e saj, Sea e cila është dhurata më e bukur për ditëlindjen. Ajo që vihet re është se Sea është rritur shumë.

Edhe pse Vilma është kujdesur gjithmonë ta ruajë imazhin e saj sepse është ende e vogël nga fotoja kuptohet lehtë se Sea është bebe e bukur. Moderatorja e njohur e emisioneve sportive Vilma Masha kurorëzoi dashurinë me partnerin rreth një vit më parë në një ceremoni, e cila bëri bashkë njerëzit më të dashur të saj.