Policia sllovake ka ndaluar shtatë italianë në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit, Jan Kuciak, ka thënë shefi i policisë, Tibor Gaspar.
Trupat e 27 vjeçarit Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova, janë gjetur më 25 shkurt në shtëpinë e tyre në Velka Maca, në lindje të kryeqytetit Bratislava.
Të dy janë qëlluar me armë.
Jan Kuciak ishte duke investiguar lidhjet me mafias italiane dhe pushtetarëve të nivelit të lartë në Sllovaki. Dyshimet bien mbi klanin mafioz “Ndragheta”, që operon prej 20 vitesh në tashmë në Itali.
Gazetari slovak Jan Kuciak raportonte për portalin informativ aktuality.sk i gjermano-zviceranit Axel Springer, si pjesë e “Ringier media group”. Portali ishte i fokusuar më së shumti në rastet e mashtrimit dhe korrupsionit, përfshi lidhjet e biznesmenëve me kryeministrin aktual të vendit, Robert Fico apo politikanë të tjerë.
Vrasjet Jan Kuciak dhe të dashurës së tij në banesën e tyre kanë nxitur kërkesa drejt koalicionit të kryeministrit Robert Fico për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë.
Shefi i policisë, Tibor Gaspar ka thënë se shtatë të dyshuarit janë ndaluar gjatë bastisjeve në shtatë lokacione të ndryshme në lindje të Sllovakisë.
Gaspar i ka identifikuar të ndaluarit me emrin dhe inicialet e mbiemrit.
Disa prej personave të përmendur, kanë dhënë shenja për lidhje me një biznismen italian që ka qenë në fokus të raportit të fundit të gazetarit Kuciak, si i lidhur me “Ndragheta-n”.
Njëri prej tyre është identifikuar si Antonino V.
Bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit në Sllovaki, biznesemeni, Antonino Vadala, ka udhëhequr një kompani me ndihmësen e kryeministrit Fico, Maria Troskova.
Troskova dhe sekretari i Këshillit të Sigurimit të shtetit, që po ashtu është i përmendur në raportin e gazetarit të ndjerë, janë dorëhequr më 28 shkurt, duke pritur rezultatet e hetimit.
Troskova dhe sekretari kanë mohuar çdo akuzë apo lidhje me ngjarjen.