Angela Merkel refuzon të vaksinohet me “AstraZeneca”, zbulon arsyen

81

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se nuk do të marrë vaksinën AstraZeneca COVID-19, pasi “nuk bën pjesë në grupin e njerëzve për të cilët rekomandohet vaksina”.

Thuhet se njerëzit kanë refuzuar vaksinën e Astra Zenecas, pasi udhëheqësit evropianë kanë hedhur dyshime mbi efektivitetin e saj.

Merkel, e cila është 66 vjeç, u pyet nga gazeta gjermane nëse ajo do të merrte një dozë të vaksinës AstraZeneca për të kundërshtuar një perceptim në Evropë se vaksina është joefektive.

Kancelarja tha se ajo nuk do ta bënte vaksinën sepse nuk ishte aprovuar për njerëzit mbi 65 vjeç në Gjermani. “Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar”, i tha ajo gazetës.