Disa njerëz thonë se është ndjenja e lartë e gëzimit, ndërsa të tjerë thonë se ka të bëjë me paqen e brendshme. Por një studim 75-vjeçar i Harvardit mbi lumturinë nxjerr një përfundim tjetër.
Ky studim ka ndjekur jetën e dy grupeve të njerëzve për të kuptuar si përvojat e fëmijërisë kanë ndjenja subjektive të mirëqenies dhe lumturisë.
Nëse mendoni se fama ose paraja sjell lumturi, jeni gabim. Sipas profesorit kryesor të studimit, Waldinger, janë lidhjet në jetën tonë që e bëjnë jetën me vlerë të jetesës. Më tej ai ka shtuar: “Mesazhi më i qartë që marrim nga ky studim 75- vjeçar është kjo: marrëdhëniet e mira na mbajnë më të lumtur dhe më të shëndetshëm”.
Me fjalë të tjera, një gjë që ne duhet të bëjmë për një jetë të lumtur është të mbajmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Marrëdhëniet janë shtylla kurrizore e njerëzimit. Sigurisht, gjërat kanë evoluar dhe ndryshuar gjatë viteve, por esenca pse ne kthehemi tek njëri-tjetri është ende atje. Ne ndërtojmë marrëdhënie për, sigurinë, dashurinë, pranimin, fisin, komunitetin dhe kontributin.