Kur Nënë Tereza zbriti në Rinas në vitin 1989 “…për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka postuar në rrjetet e veta sociale dy fotografi historike: Momentin kur shenjtorja Nënë Tereza prek tokën shqiptare për herë të parë pas dekada vitesh pritje.

“Në gusht të 1989-ës, pas shumë vitesh refuzimi të vizës hyrëse nga ana e autoriteteve komuniste, me dëshirën “…për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”, Nënë Tereza vjen në një vizitë zyrtare disa ditore gjatë të cilës ndalon edhe në varrezat e Tiranës, aty ku prehen eshtrat e së ëmës Drandes e të motrës Ages, të cilat nuk i kishte takuar më mbas largimit nga familja në vitin 1928.

Vizita e saj, e organizuar dhe e kontrolluar nga zyrtarët e kohës, do të përcillej në mediat e huaja nga fotoreporteri Michel Setboun, i cili rastis në Shqipëri edhe në marsin e vitit 1991, teksa kremtohen meshët e para mbas një periudhe të errët ateizmi. Në kishën e Tiranës e në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, Nënë Tereza e Kalkutës, çmim Nobel për paqen, i drejtohej me lutje popullit shqiptar.

E përkujtojmë sot në Ditën e Shenjtërimit të saj, me këtë përzgjedhje imazhesh nga Michel Setboun, disa prej të cilave pjesë e ekspozitës “Michel Setboun, fotoreporteri në kohën e duhur”, çelur në Muzeun Marubi gjatë vitit 2022”, shkruan Muzeu Marubi Shkodër.

Arrestohet Tik Tok-eri i njohur Altin Çoku, i publikoi fotot intime 27-vjeçares që u vetëvra

Altin Çoku, një personazh i njohur i rrjetit social Tik Tok ka rënë në prangat e policisë pas publikimit të disa fotove intime të një 27-vjeçareje, e cila në gjendje të rënduar psikologjike ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e  katit të 4 të një ndërtesë. 

27-vjeçarja kishte pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime dhe më pas i ka publikuar në rrejtin social TikTok.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëtëhedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Por dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku i bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Njoftimi i policisë

Kamëz I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: – A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pas 120 vitesh histori, klubi i lavdishëm mund të zhduket në ajër dhe të rifillojë nga ekipet amatore.

Një ndër ekipet e futbollit me histori 120 vjeçare rrezikon seriozisht që të zhduket

Schalke 04 rrezikon të zhduket nga radhët e futbollit profesionist: klubi është në prag të falimentimit

Menaxhimi sportiv dhe ekonomik i Schalke 04 mund ta çojë ekipin në një kolaps total: në rast të rënies nga kategoria do të përfundonte duke luajtur mes klubeve amatore.

Schalke 04 mund të mos ekzistojë më: ka re të mëdha në horizont për klubin gjerman i cili vitet e fundit ka pësuar një kolaps të trishtë që mund ta çojë atë të përfundojë në serinë e tretë. Por problemet e shumta të klubit e komplikojnë edhe më shumë situatën, deri në atë pikë sa skuadra mund të përfundojë edhe jashtë ligave profesionale. Një skenar i trisht, por që së shpejti mund të bëhet realitet.

Vetëm pesë vjet më parë Schalke 04 ishte përherë e pranishme në Ligën e Kampionëve dhe në vitin 2011 ata arritën të luanin edhe në gjysmëfinale kundër Manchester United. Ajo kohët duken shumë e largët në krahasim me të sotmen, ku ata po luftojnë për të qëndruar në këmbë në kategorinë e dytë: për momentin vetëm golavarazhi i shpëton nga zona e rënies, por ecuria e ndeshjeve të fundit nuk sugjeron një shpëtim paqësor. Megjithatë, situata e gjermanëve nuk ka të bëjë vetëm me qëndrimin në Bundesligën 2, sepse ka shumë më tepër në lojë.

Sipas Sky Sports Germany, nëse do të mbërrinte rënie, do të ishte praktikisht e pamundur për klubin të merrte licencën për Liga 3. Me pak fjalë, do të zhdukej nga harta e futbollit europian. Ajo që është veçanërisht shqetësuese është stabiliteti financiar i klubit i cili po përballet me një borxh të madh: sipas mediave në Gjermani është rreth 165 milionë euro, një shumë e madhe që nuk do ta lejonte të rifillonte në rast rënieje.

Dhe nëse ai do të arrinte të regjistrohej në divizionin e tretë, të ardhurat nuk do të mjaftonin për të bërë ndryshime. Në atë kampionat janë 20 milionë të drejta televizive për t’u ndarë mes të gjithë pjesëmarrësve, duke i çuar praktikisht të ardhurat që ai do të merrte në pak thërrime. Në fushë, Schalke 04 duket se nuk jep përgjigjet që presin të gjithë: situata është e komplikuar, por lojtarët dhe trajneri nuk e kanë pasur kurrë atë ndjenjë hakmarrjeje për të ndryshuar kartat në tavolinë dhe për të synuar shpëtimin.

Askush nuk po lundron në ujëra të mira dhe përplasjet e radhës direkte do të jenë vendimtare për të ardhmen e ekipit: nëse do të mbërrinte rënie, Schalke 04 do të duhej të fillonte sërish nga hapi më i ulët si një ekip amator, pa qenë në gjendje të merrte pjesë në kampionate profesionale.

Dokumente / “Malazezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare”

Sot, gjysma e Malit të Zi, flet përrallat se si paraardhësit e tyre ishin fisnikë serbë, që gjoja kishin ikur nga Beteja e Kosovës më 1389, e që gjoja këta pastaj e zëvendësuan jetën fisnike me atë të barinjve, shkruan Miroslav Çosoviq, për portalanalitika.me.

Sipas këtyre përrallave, u tha se kjo ndodhi për t’u ruajtur ndjenja serbe (srpstvo), edhe pse kjo fjalë “srpstvo” nuk ka ekzistuar po e zbuloi Sima Milutinoviq Sarajlija. Ndërsa, më herët për këtë fjalë nuk kishte nevojë, sepse serbë jashtë Serbisë nuk kishte.

Vojvoda dhe shkrimtari Marko Mlanov Popoviq (1833-1901), flet për pesë vëllezër nga të cilën e kanë prejardhjen Ozriniqët, Vasojeviqët, Piperët, Hotët dhe Kastriniqët (Krasniqët). Por, sipas disa dokumenteve nga Arkiva e Kotorrit, Ozriniqët në shekullin XV kanë thënë se janë vllahë.

Pjesë nga libri “Fisi Kuçi në rrëfimet dhe këngët popullore I”, Titograd, 1967, çka thotë vojvoda Marko. Në shkrimet e Markut është edhe një tekst që ia ka dërguar N. Radovanoviq më 1893. Aty thuhet se Keç Panta (Pontini) kishte edhe djalin e gjashtë, Bonin, nga i cili dalin Bonkeqët.

“Pra, siç shihet”, shkruan Çosoviq, gjysma e popullsisë së sotme të Malit të Zi, nuk ka hezituar në shekullin XIX dhe më herët që të identifikohen me prejardhje shqiptare. E, në këtë rast ata kanë prejardhje nga Keçi dhe gjashtë djemtë e tij: Ozdri, Krasi, Pipi, Vasi, Oti dhe Boni”

A e dinit se ekziston një “Shqipëri” tjetër?Ja ku ndodhet

Fakt i çuditshëm, por se ekziston edhe një “Shqipëri” në Kaukaz dhe që ndërkombëtarisht njihet si “Caucasian Albania”.

Albania Kaukaziane si shtet shtrihej në Kaukazin lindor, në territorin e Azerbajxhanit të sotëm, në Dagestanin jugor dhe në Gjeorgji. Në vitin 387 pas Krishtit, gjatë ndarjes së Armenisë në mes të Perandorisë Sasaniane dhe Perandorisë Romake, territori i Albanisë Kaukaziane u nda në dy zona: Aghuak dhe Utik , të cilat iu dhanë Armenisë.

Pas luftërave të shumta që pasuan ato u aneksua krejtësisht nga Perandoria Sasaniane deri në shekullin VIII-t. Kryeqyteti i Albanisë Kaukaziane deri në shekullin e VI-të ishte Kabala. Më pas u bë kryeqytet Partavi. Albania Kaukaziane deri në shekullin e XIII-të njihej me emrin Persian Arran (Ardhan).