Zyrtari i lartë ukrainas, Alexey Danilov, ka thënë se forcat e ushtrisë kanë neutralizuar një grup të posaçëm ukrainas, që ishin në mision për të vrarë Presidentin Volodymir Zelensky.
Prej ditësh, po përflitet se grupe mercenare ruse, por edhe çeçene, janë në mision special për të vrarë disa zyrtarë të lartë në Ukrainë, mes tyre edhe Presidentin Zelensky. Një nga këto grupe, e quajtur “Wanger”, ka bërë disa porosi për Putinin dhe me urdhër të tij, kanë realizuar me sukses disa asgjësime. Së fundmi ata ishin dërguar në Afrikë, për të torturuar dhe vrarë disa persona atje.
Putini ka angazhuar skuadrën mercenare të përbëre nga 400 persona në pushtimin e tyre në Ukrainë. Skuadra, e cila njihet si grupi “Wangner” e konsiderohen si vërtetë të rrezikshëm kanë një mision të veçantë.
Ata besohet se do të merren me ekzekutimin e 23 figurave kyçe të politikës ukrainase, përfshirë vëllezërit Klitschko dhe presidentin Volodymyr Zelensky.
Sipas mediave të huaja, kjo skuadër është pajisur me armatime, personelin e nevojshëm dhe kushtet e duhura për të mësyrë në Kiev, me objektivin për të ekzekutuar liderët. Grupi “Wanger”, sipas mediave të huaja, kanë qenë në një mision special në Afrikë, ku me urdhër të Putinit, kanë kryer një sërë operacionesh të errëta. Skuadra drejtohet nga Yevgeney Prigozhin, i cilësuar si një njeri shumë i afërt i Putinit.
Burime të inteligjencës amerikane, thonë se kjo skuadër, po pret dritën jeshile nga Kremlini për të nisur ofensivën e tyre dhe vrarë personat që ndodhen në “listën e zezë”.
Sytë e të gjithëve, sapo delegacionet ruse dhe ukrainase u ulën në tryezën e gjatë të bisedimeve, ranë mbi njeriun me kapele të zezë, i ulur me delegacionin ukrainas.
Davyd Arakhamia nuk është i njohur për botën. Në Ukrainë, megjithatë, ai është një person shumë popullor. Ai është zgjedhur deputet me partinë e Volodymyr Zelensky, “Shërbëtori i Popullit ”.
Ai është krahu i djathtë i ministrit ukrainas të Mbrojtjes. Gjatë bisedimeve mes rusëve dhe ukrainasit, Davyd ishte ulur në anën ukrainase, pranë ministrit.
Davyd ka lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, në Soçi, në maj të vitit 1979. Më pas, ai u zhvendos me prindërit e tij në Gjeorgji deri në vitin 1992, kur u nis për në Nikolaev.
Aty filloi biznesin e tij të parë. Ai ishte i përfshirë në shkenca kompjuterike dhe sot është një nga themeluesit e kompanisë së njohur botërore Template Monster dhe Weblium.
Ka qenë aktiv në rrjetet sociale për shumë vite dhe njerëzit e njohën me pseudonimin David Braun.
Arakhamia kandidoi në zgjedhje me koalicionin e Zelensky dhe shumë shpejt arriti të jetë krahu i djathtë i presidentit ukrainas.
Shumë njerëz në vendin e tij e quajnë atë “Stalini ukrainas” për shkak të vendosmërisë së tij, por edhe për shkak të ndikimit dhe fuqisë së madhe – underground – që ka në partinë e Zelensky.
Sipas revistës Novoe Vremya, Arakhamia është ndër 6 njerëzit më me ndikim në Ukrainë. Pozicioni i tij është forcuar që nga dita kur rusët hyn në Ukrainën, pasi ishte një nga të paktët njerëz që mbajti anën e Zelensky në Kiev.
Nata që lamë pas ka qenë e përgjakshme në Ukrainë, Një autokolonë e gjatë 63 km me automjete të blinduara dhe armatime ruse po i drejtohet kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Pamjet e fundit të kompanisë teknologjike ajrore amerikane “Maxar” paraqesin një kolonë të gjatë automjetesh të ndara në 3 kolona që po përparojnë në orët e fundit.
Mediat perëndimore pretendojnë se kjo forcë e armatosur po synon Kievin, por ndoshta mund të bashkohet gjatë rrugës dhe me njësi të tjera të armatosura.
Mëngjesin e sotëm, forcat ruse vranë 70 ushtarakë ukrainas, në Okhtirka.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video të ushtarëve rusë të cilët shfaqen të demoralizuar nga lufta. Ata janë shumica të lindur pas vitit 2000 dhe kërkojnë mes lotësh nënat e tyre që t’i shpëtojnë nga lufta.
Në terren mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto të një krematoriumi të lëvizshëm të ushtrisë ruse ndërsa ministra e mbrojtjes ruse pranon për herë të parë se ka të vdekur në radhët e ushtrisë së saj.
“Ushtarët rus në Ukrainë, të kapur rob l uftë janë të pa trajnuar dhe të pajisur keq. Shumë prej tyre nuk janë as 20 vjecc”, kështu tha para gazetarëve gjeneral majori ukrainas Borys Kremenetsky.
Ai ka bërë me dije se Ukraina ka kapur rreth 200 ushtarë rusë deri më sot. “Ne i trajtojmë ata sipas Konventës së Gjenevës, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, u kemi dhënë ushqime dhe ujë madje i kemi lejuar të komunikojnë në telefon me prindërit e tyre”.
Sakaq në rrjetet sociale shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video ku ushtarët rusë u kërkojnë nënave dhe baballarëve t’i marrin. Shumë prej tyre thonë se nuk kanë luftuar por kanë lënë armët dhe janë dorëzuar vullnetarisht. Të tjerë nuk i kanë mbajtur as lotët ndërsa ukrainasit u kërkojnë llogari se përse kanë shkelur në atdheun e tyre.
Një ushtar thotë se fillimisht i urdhëruan të mos sulmonin civilët, por tashmë ata po godasin shkollat dhe banesat e civilëve. “Boll me kaq, kjo është e tm errshme, jemi duke vr arë fëmijë të vegjël, tregojani këto presidentit Putin se çfarë po ndodh këtu”, deklaron ushtari rus.
Në mediat ndërkombëtare u shfaqën fotot e një krematoriumi lëvizës ku mund të digjen ushtarët e v rarë rusë.
Krematoriumi i lëvizshëm është parë mes trupave ruse ndërsa vazhdojnë sulmin e tyre në Ukrainë. Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace tha për gazetën “The Telegraph” i cili raportoi i pari lajmin, se krematoriumi i lëvizshëm mund të përdoret si një mënyrë për të minimizuar dhe fshehur vik timat ushtarake ruse. Rusia ka krematoriume të lëvizshme në arsenalin e saj për të djegur ushtarët e vd ekur.
“Nëse do të isha ushtar dhe e dija që gjeneralët e mi kishin aq pak besim tek unë, saqë po më ndiqnin në fushën e betejës me krematorium të lëvizshëm do shqetësohesha shumë. Qeveria mendon se rruga për të mbuluar humbjet është një krematorium i lëvizshëm,” i tha gazetës Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai shtoi se krematoriumet e lëvizshme “ndoshta thonë gjithçka që duhet të dini për regjimin rus”.
Në një njoftim zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase inkurajon qytetarët t’i demoralizojnë ushtarët rusë me çdo kusht. “Pamjet e tyre duke u dorëzuar publikojini në rrjetet sociale madje edhe futuni live nëse keni mundësi”, thotë deklarata.
Ndërtesat në Ukrainë janë duke u mbushur me mesazhe rrëqethëse.
Ndërsa Rusia vazhdon bombardimet e saj ushtarake ndaj Ukrainës , forcat ruse dhe diversantët pro-Kremlinit dyshohet se kanë shënuar ndërtesat për të ndihmuar trupat e Vladimir Putin. Fotot e frikshme tregojnë ndërtesa banimi në Kiev me kryqe të kuq në çatitë e tyre.
Në video të publikuara duket se si një pro-rus shënon vendndodhjen e një gypi gazi në një ndërtesë banimi të lartë, për të lejuar forcat e Moskës ta synojnë atë për shkatërrim maksimal. Autoritetet në qytet kanë paralajmëruar qytetarët që të jenë vigjilentë për çdo simbol të dyshimtë.
“Banorët e ndërtesave të larta që kanë akses në çati, ju lutemi kontrolloni urgjentisht çatinë për shenja. Etiketat në dru mund të lyhen ose të mbulohen me shirit reflektues,”-tha qeveria lokale e Kievit në mediat sociale.
Ai u bëri thirrje banorëve që të t’i mbulojnë ose ti fshijnë.
Dritat e akorduara në frekuenca specifike me ngjyra gjithashtu thuhet se mund të çojnë raketa dhe dron në “korridoret” e sigurta për të shmangur përgjimin ose pengesat siç janë ndërtesat e larta. Të tjerët të vendosur në anë të një rruge mund të drejtojnë se cilat automjete duhet të shkojnë.
Autoritetet e Ukrainës thonë se transmetues të vegjël po shfaqen në kryqëzime të rëndësishme rrugore dhe objekte të infrastrukturës. Një lëvizje e tillë e dukshme e modës së vjetër është e dobishme në një luftë ku teknologjia është e hapur ndaj sabotimit dhe hakerimit, siç është bllokimi i sinjaleve GPS dhe përgjimi i mesazheve radiofonike.
Banorët e Kievit kanë përdorur mediat sociale për të raportuar aktivitete të dyshimta.
Një tjetër video e shkurtër e shpërndarë nga një agjenci lajmesh ukrainase e filmuar nga një lartësi e lartë tregon një figurë që duket se shënon një tub gazi në anë të një ndërtese apartamentesh. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë vigjilentë për çdo simbol të mundshëm që shfaqet për të drejtuar raketat ruse.
“Zyrtarët e qytetit po u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë vendet e etiketuara, të paraqesin fotografi tek zbatimi i ligjit dhe të raportojnë të dyshuarit që mund të jenë të përfshirë në etiketim,” tha ai në fundjavë.
Javën e kaluar, fotografitë e ukrainasve të strehuar në stacione nëntokësore u bënë virale, ndërsa Kiivanët e dëshpëruar u përpoqën t’i shpëtonin goditjes ruse. Dhe kishte skena të mrekullueshme kur një nënë lindi vajzën e saj në metronë e Kievit .
Por jo të gjithë kanë mundësinë të strehohen në nëntokë në qytetin me pothuajse tre milionë banorë, me shumë ende në shtëpitë e tyre. Banorja e Kievit, Anastasia Russo, 25 vjeçe, është detyruar të strehohet në banjën e saj nga sulmi rus dhe thotë se ndërtesat në rrugën e saj janë shënuar si objektiva. Anastasia tha se ka parë diversantë që pikturojnë kryqe dhe rrathë në rrugën e saj, si dhe rrugë dhe ndërtesa në të gjithë qytetin për të drejtuar sulmet ajrore të Putinit.
“Shumë njerëz po ecin nëpër rrugë, madje edhe fëmijë, duke kërkuar këto shenja ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbuluar ato”-tha ajo.
Të lindurit e kësaj shenje rekomandohet ta kalojnë ditën në relaks. Ecni përpara dhe mos i lejoni problemet e pazgjidhura t’ju prishin ditën. Ka gjasa që pasdite, jeta juaj të marrë një kthesë të papritur, e cila do t’i hapë rrugën rritjes suaj në karrierë.
Demi
Disa Demë do të duhet të përzgjedhin mes shumë informacioneve. Në pjesën më të madhe të rasteve, ky informacion do të ketë lidhje me profesionin tuaj. Dita premton të kalojë lehtë në përgjithësi. Mos këmbëngulni tek dëshirat tuaja, duke shpërfillur kështu nevojat e personave rreth jush.
Binjakët
Lidhja juaj romantike do të pësojë disa ndryshime. Do të refuzoni të komunikoni me disa miq fals. Sa i përket anës suaj financiare, biznesit dhe karrierës, nuk priten zhvillime të rëndësishme.
Gaforrja
Do të kaloni një të ditë mjaft të ngarkuar. Përveçse do të keni një agjendë të ngarkuar në punë, do t’ju duhet edhe të vizitoni një mikun tuaj, që po lufton me një sëmundje. Jeta juaj personale do të jetë e qëndrueshme.
Luani
Disa Luanë do të dëshirojnë të jenë të izoluar nga bota e jashtme. Ndoshta do të ndiheni konfuz, për shkak të mendimeve të ndryshme. Sa i përket anës financiare, do të jetë dita juaj me fat. Ka shanse të fitoni një lotari të vogël.
Virgjëresha
Të lindurit e kësaj shenje duhet t’i kushtojnë vëmendje mirëqenies së tyre. Nëse kuptoni se gjërat nuk po ju ecin ashtu siç dëshironi, hiqni dorë nga një biznes që kërkon shumë kohë. Do të ishte e udhës të kalonit më shumë kohë me familjen tuaj.
Peshorja
1 Marsin do ta kaloni të rrethuar nga dashuria dhe përkujdesja. Ka gjasa të bëni një blerje të rëndësishme, të cilën kishit kohë që e prisnit. Një prej miqve tuaj do të tregohet shumë premtues. Merrini për bazë këshillat e familjarëve tuaj.
Akrepi
Akrepët rekomandohen të shmangin konfliktet, pasi mund të ndikojnë në ditën tuaj. Do të ishte mirë të bëni gjëra nga të cilat varët suksesi juaj financiar dhe profesional. Gjatë kësaj ditë, do të ishte mirë të përdorni kreativitetin dhe të shihni se në çfarë drejtimi do t’ju çojë.
Shigjetari
Jo çdo ëndërr që ju dëshironi mund të përkthehet në realitet. Disa rrethana mund të ndikojnë në planet tuaja. Rekomandohet që mos t’i ndani planet me të tjerët apo të jepni detaje nga jeta juaj personale.
Bricjapi
Gjendja juaj emocionale do të jetë e paqëndrueshme. Rrezikoni që kjo të ndikojë në suksesin tuaj profesional. Rekomandohet të përfshiheni në punët e shtëpisë, të ndryshoni arredimin. Bëni mirë të përqendroheni tek gjërat e bukura.
Ujori
Do të kaloni një ditë të rehatshme dhe produktive. Ka gjasa të merrni mbështetjen e miqve të ngushtë për një çështje lidhur me profesionin tuaj. Në mbrëmje mund të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me një person që i besoni plotësisht.
Peshqit
Mos u mbështetni tek të tjerët dhe bëhuni më të pavarur. Kjo këshillë vlen si për anën personale ashtu edhe profesionale. Pasdite një prej miqve tuaj mund t’ju kërkojë ndihmë, por mund t’ju ftojë edhe dikush në një festë.