Shembja e Stadiumit “Beslidhja” reagon trajneri Klajti Reçi

574

Nga portalet mora nje lajm se stadiumi i Beslidhjes do prishet dhe shpresoj qe te mos jete lajm i vertete.


Jo me kot ne foto gjendet dhe stadiumi 112 vjecar i Man Utd te cilin ne Angli e quajne Teatri Endrrave dhe gjate viteve eshte restauruar her pas heret por jo te prishet se ai eshte histori e nje klubit te lavdishem,dhe perkundrazi rrugen nga dhoma e zhveshjeve dhe deri ne fushen e lojes e kan ruajtu akoma ate te para 112 vjetve.
Stadiumi Beslidhjes eshte kult, eshte monument kulture per ne qe kemi lindur dhe jemi rritur ne kete qytet, eshte nje nga kujtimet e bukura qe une kam kalu qe femije. Aty lujten ikonat e futbollit lezhjan dhe u rriten kampionet e shumte te ketij qyteti e te shumsporteve,jane stervitur shum breza me endrren e madhe e cila e ka emrin Beslidhja.


Problemi stadiumit jane keto pallate qe e kane rrethuar si kancer, problemi stadiumit nuk eshte as lulishtja dhe prakingu qe do ndertohet aty te cilet sa bukur dojn me i shit aq me flliqesira duken sepse dojne vetem te pasurohen dhe mbi pasurin e tyre individual nuk ju interreson asgje tjeter,dhe ket e kan tregu se cfar i banen Lezhes nder vite me ndertime dhe sot hiqen dhe si politikan ose njerez te zot dhe me vlera te qytetit por ne te vertet jane derra qe ne vend te baltes shtrihen ne pasurine tyre qe e kan vu duke demtu qytetin.


Jam kundra prishjes se stadiumit dhe do dal ne proteste nese kjo gje do ndodhin. Ndoshta eshte veshtire tja dalesh kunder makineris politike por te pakten do jem aty te protestoj per brezat qe dhan gjithcka per sportet,do jem aty per stadiumin e Lavdishem te Beslidhjes dhe do jem aty per Beslidhjen.

Klajti Reçi – Trajner i Moshave ne Fc Shenkolli dhe ish trajneri i ekipit kombetar U11