Agim Kajmaku: Luli dhe Gaz Bardhi ti biejnë fyllit në një vrimë, mua s’më bëjnë dot babale

332

Kryebashkiaku i r ii Vorës, Agim Kajmaku iu përgjigj akuzave të radhës nga PD në lidhje me të kaluarën e tij të dyshimte në Greqi.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, Kajmaku duke iu përgjigjur Gazmend Bardhit, të cilin e quan tellall i PD,  shkruan se e vërteta vonon por nuk harron.

Kajmaku pyet në distancë PD-në, se ndaj tij paska urdhërarresti por ai ai hyn dhe del lirisht në këtë vend sic tregojnë vulat në pasaporte që ai ka publikuar. Agim Kajmaku thotë se ai ka hyrë dhe ka dalë lirisht në Greqi para se ti dilte emri si kandidat për kryebashkiak.
Kryebashkiaku i Vorës këmbëngul se nuk është arrestuar apo dënuar asnjëherë në Greqi por ka punuar sikurse kanë bërë të gjithë shqiptarët.

Kajmaku thotë që Basha dhe Bardhi le të gjëjnë një babale tjetër sepse atë nuk e bëjnë dot si ky personazh.
 
 
Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat. E verteta ime do vertetohet sic e kam then, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet.

Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret. Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot.