Është ndarë nga jeta në moshen 53 vjeçare skulptori i njohur Tonin Prendi nga Kallmeti i Lezhës. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga të afërm të skulptorit.
Një ndër veprat më të çmuara të skulptorit është pikërisht Shën Eufemia e gdhendur në shkëmbin e kishës Shën Eufemia në Kallmet. Kjo vepër është realizuar në vitin 1991.
Skulptori duarartë Tonin Prendi i varur në litar për ditë të tëra ka gdhendur me mjeshtëri të rrallë shkëmbin duke realizuar këtë vepër madhështore brenda kishës, si një dhuratë e trashegimi e tij për Kallmetin, besimtarët e pelegrinët, para së cilës luten me shpresë e besim.
Shën Eufemia të ndriçoftë rrugëtimin tënd drejt parajses!
Nga Lindita Kokaj