Aksident në Lezhë/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin, shoferi largohet nga vendngjarja

444

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Torovicë-Lezhë.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor me inicialet N.S. Ky i fundit ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Lezhë/Informacion paraprakNë rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip “Benz ” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.