I mbijetuari i tragjedisë në Gllogjan tregon si vendosen të ulen në fillim të autobusit, dhe bisedat e fundit me nxënësit e vrarë

524

Blendi Mustafaj, shoku dhe i mbijetuari i tragjedisë të 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, që nga mëngjesi i së premtës deri tek dita e fundit e të pames për dy nxënësit e vrarë.

Ai ka treguar se si e ka nisur ditën, ku mes tjerash i është drejtuar edhe autobusit me të cilin udhëtonte për në shkollë, si “i mallkuar”.

“Ajo ditë e premte u zgjova në mëngjes si çdo ditë tjetër ngadal dalë i bona gjërat gati për shkollë nuk mora shumë libra me veti se thash tash i kem dy ditë vikend e i përfundum orët më herët si ditëve tjera edhe kështu erdhi koha për me dal te autobusi i mallkum t’u dal te dera e shtëpisë mu kujtu që nuk i kisha marr paret për shkollë vrapova shpejt te vllai jem për t’i marr paret për atë ditë të zezë besa ishte edhe duke ra shi i thashë qu bre vlla qom me kerr deri te stacioni mos të lagna edhe kështu isha vonuar për autobus”, ka rrëfyer nxënësi i cili gjendej në autobusin e sulmuar të premtën në Gllogjan.


Blendi ka treguar se atë ditë binte shumë shi, dhe për shkak të motit nuk janë takuar tek vendi ku janë takuar zakonisht.


E si e premte që ishte, planet mes tyre filluan që nga mëngjesi për vikendin që po afrohej.


“U nisem edhe mbërritëm te stacioni ku e prisnim autobusin çdo ditë me Gentën, por atë ditë as Genta nuk ish dal aty se ishte moti i keq ishte duke e pritur te shtëpia e vet se andej kalonte linja edhe atë dit të fundit si çdo ditë nuk e prita vetëm e pritem bashkë me Gentën, nejse erdhë autobusi hypëm e vazhduam rrugës për Gjakovë si çdo ditë tjetër fol e kesh krejt normal pak më lodhtë se ishte moti me shi e ne ashtu mendonim, po jo bre jo nuk kish qenë ashtu krejt tjetër lodhje kishim bre motër, kështu ja nisi mësimi filloi ora, ne dy edhe pse nuk ishim të njejtën klasë menxi s’pritshim të bie zilja edhe të vija unë në klasë te ti ose ti te unë, edhe atë ditë u pamë gjatë ditës. Eh motër erdh tash koha mu kry ora e fundit edhe kjo orë e mallkume u kry, mendjen e kishim tek vikendi krejt, kem me pushu është festë, çka po bojm? “U kqyr sa mirë Genta po u lidhka edhe e hanja pushim paskim mu kënaq bre, tha Genta!”, ka shtuar Mustafaj, shoku i dy nxënësve të vrarë.


Shoku i dy viktimave tutje ka rrëfyer se si kanë vendosur që të ulen në ulëset e para të autobusit.


“Erdh koha me shku në stacion ku mbledhen nxënësat e presin autobusat për me shku në shtëpi, a po rrim pak qitu jashtë a t’hypim mrena, hajt se po hypim se kogja ftoftë, s’di po narth diçka, okej hypem. A ulemi qitu a qitu, jo bre qitu n’fund spo bon, aiii qitu n’mes palidhje, ani hajt bre po ulem qitu përpara se edhe e shohim rrugën edhe shiun, besa e bojm naj snap hahah. Mirmrama shofer, mirmrama nxënësa, fol e kesh me Genten e Ledin deri se u nisëm, qe edhe 5 minuta e shkum. Ish kanë mirë mu vonu edhe nja 1 orë bre mos mu nis bre shokë, po u nisem. Eh kërkush se ka menu qa ka me na gjet neve”, ka shkruar ai.


Me një disponim mjaftë të mirë, kishte kaluar edhe ai rrugëtim i tyre deri në momentin kur, një apo disa autorë ende të panjohur për Policinë e Kosovës ua ndërprenë atë.


I gjithë diskutimi i minutave të fundit, ka qenë për ushqimin që do t’u shtrohet për darkë.


“Fol e kesh fol e kesh haha Ledi haha Genta, qy qy Genta ndal ta bojm ni snap, ani çka ka naj sen 3 sot, folni folni kqyr qysh bohen! Muzikë n’autobus, full nxënësa, autobusi si çdo natë krejt ata nxënësa u ndalshin nëpër satcione t’veta. Gati erdhëm edhe na n’shpi. A thu çka kem me hanger Gent, çka ki sonte? Nashta pite, u përgjigj. E ti Led çka ki? Jo spo di qe po e thirri babin, hajt se po i qoj sms edhe mamit. Fola me ta, Ani çka paske çka t’dush bre m’than, ani ani mir e ti Blend… s’kam naj sen edhe unë naj far gjelle, ani ani mirë..”, ka rrëfyer Blend Mustafaj.

Rrëfimi i plotë i tij:

https://mobile.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1506684973048057&id=100011197068619&_rdc=1&_rdr