Moti Sot, e enjte 4 nëntor 2021

36

Moti për ditën e nesërme parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh. Në orët e mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Në orët e mëngjesit përgjatë luginave prezencë të mjegullës. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitoje shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.