1. Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge:
“Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.
2. Nikolla Jorga:
“Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.
3. Lamartini:
“Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë…
Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave…
Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.
4. M. Huacunthe Hecquard:
“Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës.
Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.
5. Lord Bajroni:
“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë…
Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
6. Henry Noel Brailsford:
“…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
7. Gjusepe Katapangu:
“Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!
8. Agostino Ribeco:
“Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.
9. Braisllav Nusic:
“Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar.
Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.
10. Dushko H. Konstantinov:
“Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.
11. Edvin Jasques:
“Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.
12. Edvin Pears:
“Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.
13. Maks Myle:
“Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”
14. Fanulla Papazogllu:
“Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.
15. Gos Xhen:
“Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.
16. Gustav Majer:
“Shqiptarët janë Ilir të rinj”.
17. Gjorgj Hahni:
“Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
18. Haki Pasha:
“Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.
19. Harold Whitehal:
“Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
20. Henri Braisford:
“Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”
21. Johan Fon Han:
“Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.
22. Jovan Cvijiq:
“Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.
23. Konstandin Paparigopulos:
“Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.
24. Maximilian Lambertz:
“Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.
Qeleshja ne nje statuje antike, e ngjashme me ate te diteve te diteve aktuale…